PËRmbledhja e javës së 60

Kompilacija 60
Burim: Kosovo Online

Akoma edhe një javë në tentativë. Tentativa që disa institucione të formohen, që disa rende ditësh të përditësohen dhe disa rezultate të arrihen. Duke gjykuar nga rezultati, tek tentativat e reja do të nisim javës tjetër. 

Shumë herë është shpallur si rrezik në planin global, në atë lokal ka më pritje. Këtë javë nisi lufta për ujin.

“Uji deri më dje ishte yni, sërb”, spegon një banor i Zubin Potokut. "Sot, kush e di. Ta shohim".
Prej kohësh, besojnë, është toleruar që shërbime të tjera dhe pamjet, veprat e artit, topat dhe vidat, të jenë në duart e të tjerëve. Ndaj veprimet e kësaj jave në muze, palestra sportive...

“U dhanë punëtorëve afat tre minutash për të lënë vendet e tyre të punës”, thotë drejtori i NKP “Ujësjellësi i Ibarit” Zoran Vuçiniq. 

Diçka më gjatë por vazhdon të jetë i pamjaftueshëm afati për marrëveshje mes dy seancave që kanë deputetët e parlamentit kosovar. 

Takime shtesë, ndërmjetësues dhe presidentja investojnë energji shtesë. Vazhdon për më kot. Zvarritja, mendojnë analistët, nuk shqetëson të gjithë.

“Kurti dëshiron pikërisht këtë, të shkojë tek politika e zhvatjes” beson Predrag Rajiq. “Dhe gjatë gjithë kohës ai është në pushtet”, shton Rajiq.

Dhe kur qeveria nuk ndryshon për një kohë të gjatë, zgjedhësit, kjo u tregua në zgjedhjet shqiptare, nuk lodhen nga mbështetja e tyre. Me rezultatet zgjedhësit janë të kënaqur, partnerët europianë gjithashtu. Fqinjët më të afërt janë kryesisht indiferentë.

“Kësaj here Kurti as nuk tentoi që të bënte diçka aty, që të përzihej. Vlerësoi se nuk kishte asnjë shans pasi çdo herë kur përzihej, ishte katastrofë” komenton analisti Shkëlzen Maliqi.
Pavarësisht përpjekjeve disamujore, shanset që Kosova të gjendet në rendin e ditës të Këshillit të Europës, dështuan edhe këtë javë. Humbja momentale, ishte vendimtare, nuk mund të ndikosh as në motivim e as në strategji. 

“Prishtina ka strategji të punojë në qasje të rrëshqitshme. Hap pas hapi drejt anëtarësisë në Këshillin e Europës. Anëtarësia në KE për ta do të ishte kërcim kuantik” thotë për Kosovo onlajn ish ambasadorja e Sërbisë në këtë institucion Dragana Fillipoviq.

Kërcimi drejt drejtësisë do të ishte joreal. Madje as të akuzuarit nuk shpresojnë tek kjo. Janë mësuar me ngadalësinë, por jo me krijimin e skenarëve që pakkush në sallën e gjyqit mund t’i ndjekin.

Avokati Ljubomir Pantoviq përmbledh taktikat:

"Prokuroria gërmon me duar e këmbë, që t’a them kështu, që prej drurit të thatë të shtrydhin pika uji. Tentojnë të fabrikojnë, shpikin prova ndaj të pandehurve".

Në sallën e gjyqit në Prishtinë, punë e lodhshme dhe mesazhe konfuze. Shumë më të qarta, të ndjekura nga tym i zi, u përcollën këtë javë në Dhomat e Hagës, proceset e tyre dhe gjyqtarët.