PËRmbledhja e javës 83
Kur nuk ka avancim, marrëveshjet mungojnë ndërsa qëllimet janë të largëta, zgjidhja më e mirë është fillimi i ri. Një i tillë, i cili duhet të sjellë zgjedhje të reja, u njoftua këtë javë. Problemi me fillimin e ri, megjithatë, mund të jetë nëse nuk sjell asgjë të re.
Ndërsa ende nuk jemi të sigurt se kush i fitoi ato të mëparshmet, përgatitemi për të rejat. Në fillimin e ri me zgjedhje të reja. Në të pak ka që besojnë.
"Ai skenar për të cilin të gjithë frikësohen, është se zgjedhjet nuk do të zgjidhin asgjë", thotë politologu Stefan Surlliq. Shton: "Në këtë rast, të gjitha ndasitë aktuale do të mbeten të njëjta".
Ndasitë nga zgjedhjet e fillimvitit njëkohësisht i’u bashkangjitën dhe të rejat. Mes liderëve, partive, qeverisë dhe opozitës, të huajve dhe vendasve... Nën të gjitha këto, fillimi i ri duket Akoma më larg...
"Me këtë lloj filozofie politike", thotë profesori Nexhmedin Spahiu, "nuk mund të shkosh askund. Nuk mund të arrish asgjë!"
Argumentet e publikut vendas humbën tek ambiciet politike. Mesazhe nga të huaj, me sa duket, diku në përkthim. Kjo është arsyeja përse analistët u’a kujtojnë atyre.
"Si zyrtarët europianë dhe ata botërorë, insistojnë se qeveria duhet të formohet. E më pas duhet të nisin raunde të reja dialogu me Beogradin dhe kjo në nivelin e lartë politik", thotë për Kosovo Onlajn gazetari Nikolla Dençiq.
Nisjen e dialogut mezi e kujton. Tek fillimi i ri pak veta besojnë.
"Diku duhet të nisë" sugjeron për zgjidhje të mundshme Dragisha Mijaçiq nga Konventa Kombëtare.
"Ndoshta ky fillim është heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe hapja e kapitujve për Sërbinë," beson Mijaçiq.
Për detaje të reja në biografitë e mirënjohura këtë javë dhanë dhe dëshmitarët e Hagës. "Çdo komandant punoi me kokën e vet në zonën e tij," kujton disa nga ato dëshmi, avokati i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës Amer Aliu.
Nga kokat e tyre, ata vendosën për ato të të tjerëve. Por, sikurse dëgjuam, disi rastësisht, pa komanduar nga një qendër. Tingëllon sikur dëshmitarët e mbrojtjes i njihnin të akuzuarit më mirë sesa e njihnin veten.
"Fakti është se dëshmitarët, përfshirë dhe Klark si i fundit mes tyre, floën se ky ishte grup tërësisht i decentralizuar. Gjatë ditës, fermerët në mbrëmje luftuan për lirinë e fshatrave të tyre” komenton eksperti i sigurisë Nikolla Vujinoviq.
Me mungesën e lajmeve të mira dhe vërshimin e lajmeve të errëta, qytetarët do t’a kishin përballuar më lehtë nëse nuk do të ishin goditur nga një telash i ri këtë javë. Dhe përmbytje të vërteta.
0 komentet