PËRmbledhja e javës së 49

KOmpilacija nedelje 49
Burim: Kosovo Online

Kush kujt i beson dhe si do t'u kthehet? Këto janë pyetjet që politikanët i bëjnë vetes, veçanërisht në javët kur vendoset rreth qeverisë së ardhshme. Kaloi dhe një javë tjetër në pritje të rezultatit dhe parashikimit të asaj çka pasoi.

 

Gjithçka është në mirëbesim dhe kjo asgjë e re. Nëse e keni, mundeni për gjithçka. Kur e humbni, gjendeni të vetëm. Ndaj javët e fundit deklaratat rreth koalicioneve eventuale, janë peshuar dhe interpretuar me kujdes.

“Ekspertët nga Prishtina theksuan mundësinë e të ashtuquajturit fluturim të deputetëve pas zgjedhjeve”, interpreton Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Europiane gatishmërinë e mundshme të Fatmir Limajt për të bashkëpunuar me cilëndo parti.

Dhe me këtë ndryshim, ana e të vërtetës finale për zgjedhjet ende nuk dihet. Të paktë janë ata që besojnë se kjo mund të zgjidhet pa ndihmë nga larg.

Historiani Stefan Radojkoviq këtë e paranjeh dhe thotë: “Kosova tenton përgjatë gjithë kohës të kthehet në qendër të vëmendjes së administratës së Uashingtonit”.

Që kjo do të ishte shpatë me dy tehe, e besojnë ata që prej vitesh dëshmuan shembjen e besimit të ndërsjelltë mes Kosovës dhe Amerikës.

“Besoj se vizita eventuale e Grenellit do të ketë ndikim të rëndësishëm në formimin e qeverisë në Prishtinë”, thotë Nemanja Bishevac, njohës i situatës në Kosovë.

Vizitat nga larg, spegojnë analistët, më shumë shpresojnë ata që u besojnë më shumë. Dhe kjo është opozita e tashme. Profesori universitar Nexhmedin Spahiu thotë se disa pritshmëri janë joreale.

“Ata mendojnë se Grenell do të vijë tani, kështu që do të trembë minoritetet që të mos formojnë qeveri me Kurtin”, thotë Spahiu.

Që nuk janë të gjitha shpresat kosovare në një oborr, e kuptuam këtë javë me mesazhin nga Franca. Besimi është ende në pikpyetje, por kërkesa mund të futet në rendin e ditës të Komitetit të Çështjeve Politike të KE. Çfarë ka ndryshuar, pyesin analistët në Sërbi.

“Çfarëdolloj lëshimi ndaj tij dhe dhënie e statusit special në Këshillin e Europës do të ishte shpërblim personalisht për Kurtin. Dhe kjo do t’i siguronte inkurajim që të niste të sillej edhe më radikalisht se derimë sot" thotë Predrag Rajiq.

Edhe pa besim të ndërsjelltë, disa ambicie dhe qëllime mund të lidhin njerëz krejtësisht të panjohur. Bojkot deri në kursime, këtë herë në mbarë rajonin.

“Kuptimi i bojkotit është lufta për çmime të ulëta, pikërisht për çmime më të drejta” thotë Dejan Gavrilloviq nga Shoqata Efektiv. Në forcën e bojkotit, qytetarët e Prishtinës nuk janë të bindur. Besojnë se u nevojitet një lloj fuqie më e lartë.

"Shumë shtrenjtë, nuk mund t’a kapërcejmë. Nuk e di, Zoti na ndihmoftë”, thotë një nga të anketuarit.

Gjysmë synimi, paralajmërojnë ekonomistët, nuk mjafton për të rikthyer besimin.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, spegon: “Kemi ushqimet më të lira në Ballkan. Por kemi edhe pagat më të ulëta në Ballkan”.

Nuk është e lehtë, por besimi i humbur mund të ripërtërihet. Hapi i parë është të kuptohemi. Pa përkthim dhe interpretim të vonuar si pothuajse në çdo ngjarje zyrtare në Kosovë.