KOmpilikimi i javës 21

komp21
Burim: Kosovo Online

Këtë javë nga lojërat olimpike presim fitore dhe rekorde. Njëkohësisht në terrenin vendas, vazhdojmë lojën. Gjithkush në të cilin është i mirë, apo që ka menduar vetë.

Siç i ka hije kësaj periudhe të vitit, por dhe në Kosovë gjithmonë, secili garon në disiplinën e vet. Dhe sipas rregullave të veta. Tifozëri për lojëra sfiduese përherë ka. Për fat ka edhe nga ata që bëjnë tifo sportivisht.

"Mua nuk më intereson se nga është, çfarë kombësie e çfarë feje ka. Ai kush është i mirë, ka mbështetjen time", thotë një qytetar i Prishtinës, duke hedhur themelet e rralla të tifozërisë por të drejta.

Disa disiplina janë tradicionale, i ndjekim dhe bëjmë tifozllik për kohë të gjatë. Disa janë të reja. Në mbijetesën me pengesa, të themi, rezultatet e para maten pas 6 muajsh stërvitje.

Pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, sërbët thonë se është e vështirë për ta. Më e vështirë se gjysmë viti më parë, kur mund të përdornin dinarin. Një banor i Mitrovicës ka informacione dhe shqetësime të shtuara:

“Ata tani planifikojnë që prej muajit shtator të sulmojnë dyqanet. Ndoshta dhe njerëzit do t’i kontrollojnë për të parë nëse dikush ka dinarë në xhepa”.

Lojë e drejtë si në çdo garë, është e vetëkuptueshme. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë kategori subjektive. Analisti politik nga Prishtina Blerim Canaj, thotë se asgjë nuk është ashtu siç duket. Është e ekzagjeruar, spegon Canaj, si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë:

“Aty është një lloj iluzioni se në Kosovë sërbët nuk mund të bëjnë asgjë. Se këtu ka ndonjë represion. Zoti e di çfarë”, thotë Canaj.

Se kujt i përket liqeni i Ujmanit e di historia, por e tashmja atë nuk e beson. Ndoshta sistemi VAR do të duhet të përcaktojë të vërtetën. Dihet, megjithatë, se sportet në këtë ujë nuk janë ndër më të sigurtat.

"Nuk jemi të sigurt për të shkuar të lahemi. Nuk guxojmë të marrim fëmijët", thotë një banor i Zubin Potokut

"Këndojnë këngë, përmendin UÇK", shton ai, por nuk tërhiqet. Nuk ka dilema thotë se liqeni i Ujmanit është yni.
Ruajtja dhe siguria janë disiplina të vështira. Në nënkategorinë e ruajtjes së monumenteve dhe trashëgimisë kulturore askush nuk e plotësonte normën. Kjo shikohet qartë në raportin më të fundit të UNESKO por edhe në qëndrimet e atyre që merren me këtë temë prej dekadash. Profesori Darko Tanaskoviq ish-ambasador i Sërbisë pranë UNESKO thotë për Kosovo Onlajn se niveli i mbrojtjes së monumenteve është shqetësues.

"Çfarë zonash tampon, çfarë respekti për normat juridike. Kjo në përgjithësi nuk egziston. Përfshirë dhe ligjet që përditë shkelen" thotë Tanaskoviq.

Dhe rajoni bën tifozllik dhe luan. Strategjia e re në Mal të Zi është që të ketë sa më shumë lojtarë në terren që të mund të arrijnë rezultatin e dëshiruar. Megjithatë, nuk duhet të presim shumë, thonë analistët.

“Nuk do të ketë ndonjë çnjohje të Kosovës pasi as Kuvendi dhe as Qeveria nuk kanë shumicën e nevojshme për këtë”, thotë historiani Aleksandar Rakoviq.

Derisa presim rekordet, shpresojmë që jo fiks në sportet ekstreme, vendasit të vendosin kamera në të gjithë veriun e Kosovës e kështu sigurojnë transmetime direkte. Gjithçka çka ndodh në terren.