Putin dhe Tramp deri tek “Jalta e re” përmes gazetarëve
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn
Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin tradicionalisht dhe dhjetorin e kaluar ftoi në konferencën e tij të përvitshme të shtypit, përfaqësues të mediave më domethënëse botërore mes të cilave ka qenë dhe shkruesi i këtyre rreshtave. Përveç pyetjeve të qytetarëve rusë, presidenti i këtij vendi të madh dhe të rëndësishëm në botë, i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për katër orë e gjysmë, si tema të rëndësishme në skenën politike botërore. Kështu që Vladimir Putin tregoi se është një nga të rrallët shtetarë në botë që, në mënyrën e tij unike, kontribuon në kthimin e gazetarisë në vendin që i takon në rrotat e botës moderne, veçanërisht sot, kur njerëzimi kërcënohet nga lufta e tretë botërore.
Në katërmujorshin e fundit të vitit që shkoi dhe në Samitin e 16 të BRIKS në Kazan dhe në konferencën vjetore në Moskë, Vladimir Putin theksoi gatishmërinë e Rusisë për negociata, por theksoi se pala kundërshtare vazhdon t’a hedhë poshtë. Dhe në këtë rast ai i përcolli mesazh të qartë mbarë botës dhe të gjithë anëtarëve të KB: do të negocioj për gjithçka që nuk është në dëm të interesave të Rusisë por vetëm me përfaqësues legalë dhe legjitim të shteteve dhe institucioneve të tyre. Mendoi se sigurisht në atë që Zelenski nuk ka legjitimitet që Rusia të bisedojë me të nëse ai del në zgjedhje dhe merr mandat legjitim. Pra është tërësisht e sigurtë se fati i Ukrainës varet prej dialogut në tryezën e rrumbullaktë për të cilën do të ulen vetëm presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA.
Sikurse mësuam në Moskë në bazë të deklaratave të Juri Ushakovit ndihmës presidenti i Federatës Ruse, egzistojnë pikërisht disa propozime të vendeve që janë gati të organizojnë platformën për negociata mes Putinit dhe Trampit. Kjo flet që procesi i formatit të marrëveshjes negociuese tashmë egziston, çka është patjetër hap i madh para. Cili vend apo qytet do të jetë “Jalta e re”-është e pasigurt. Ajo çka është e sigurt-Beogradi në këtë situatë gjeopolitike, nuk mund të jetë. Ndoshta disa të panjohura për vendin e takimit mund të merren në përkujtimin e përvjetorit të Konferencës së Krimesë në Jaltë, më 4 shkurt. Mund të supozohet se është Ushakov-i cili si ish-ambasador rus në SHBA, është njohës i shkëlqyer i situatës në Amerikë dhe që ishte kryetar i komitetit organizues për Samitin BRICS në Kazan-të jetë njeriu kryesor i Rusisë në organizimin e samitit të ardhshëm Putin-Tramp.
Putin i përcolli ftesë indirekte presidentit të sapozgjedhur të Amerikës për takim pas inaugurimit të tij. Mediat këtë mesazh, i’a përcollën Trumpit, i cili gjithashtu përmes tyre u përgjigj se në rastin më të parë do të takohet me Putinin dhe do të diskutojë rreth situatës në Ukrainë.
Në takimin mes dy liderëve mund të çojë deri tek kompromisi bazuar në kushtet dhe propozimet ruse. Nga ana tjetër, edhe gjatë fushatës presidenciale amerikane, zëvendëspresidenti i Tramp, Vens, pa mundësinë e ngrirjes së luftës për dhjetë vjet dhe krijimit të zonës tampon mes palëve të përfshira, në të cilën do të vendoseshin forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, çka do të ishte e ngjashme me modelin e Paqes së Karlovës (325 vite më parë), ku përvoja tregoi se në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve, të dyja palët do të ulen në tavolinë me pozicionet e fituara në terren.
Kjo do të mund të nënkuptohej se do të shkohet në ndarjen e Ukrainës në tre pjesë-që ajo lindore t’i bashkohet Rusisë, pjesa perëndimore t’i jepet për t’a menaxhuar Hungaria, Rumania dhe Polonia por nën kontrollin e SHBA, ndërsa pjesa qëndrore përfshirë Kievin si shtet të jetë nën kontrollin e Rusisë. E mundshme të përjetohet dhe si krijesa e murit të Berlinit. Sipas informacioneve jozyrtare nga burime diplomatike në Moskë, Ukraina do të mund të ndahej afërsisht si Gjermania që u nda pas Luftës së Dytë Botërore. Kësaj here marrëveshja do të ishte mes liderëve të Rusisë dhe Amerikës.
Putin me këtë rast ka treguar aftësi në diplomaci popullore duke i’u përafruar qëndrimeve jo vetëm për popullin rus, por dhe dhe atij amerikan apo britanik, duke i’u përgjigjur direkt pyetjeve të gazetarëve të tyre. Prej tij erdhi dhe mesazhi me të cilin u miratua dhe nga liderët e BRIKS dhe ky është: botës i nevojitet rend i ri e i qëndrueshëm ndërkombëtar bazuar në mekanizmat reformuese-KB.
Sesi do të duhet të mësojnë vendin e tyre në rendin e ri botëror, popujt ballkanikë duhet të presin derisa kjo sagë historike të shkruhet deri në rreshtat e fundit, sepse duket se Ballkani është jashtë vëmendjes në këtë fazë. Pyetja e shkruesit të këtyre rreshtave si i dërguar special i “Politikës” për fatet e Ballkanit as në Samitin e BRICS në Kazan dhe as në konferencën vjetore për shtyp në Moskë nuk u bë, çka indirekt tregon në atë që Sërbia dhe Ballkani nuk janë tema të rendit të ditës në këtë moment në takimin e parë mes Putinit dhe Trump, ku të dy po e trasojnë përmes gazetarëve.
0 komentet