Shumë zhurmë për asgjë
Shkruar për Kosovo onlajn: Muharrem Bazdul
Pas shumë halleve dhe peripecive, mbajtësit e pasaportave të Kosovës arritën në listën e bardhë Shengen dhe mund të udhëtojnë turistikisht në vendet e hapësirës Shengen, duke filluar nga 1 janari i këtij viti. Ky lajm dhe në Beograd dhe në Prishtinë u prit ambivalencisht. Në Beograd nga njëra anë çdo “seriozitet” i ri i pozicionit ndërkombëtar të Prishtinës është diçka që perceptohet negativisht; nga ana tjetër, njoftimet se kjo do të çojë deri në eksodin e popullsisë shqiptare nga territori i Kosovës, janë diçka që nga perspektiva sërbe, mund të jetë zhvillim pozitiv. Të njëjtat gjëra potencohen nga perspektiva e Prishtinës, por me intensitet të ndryshëm vlerash-këtu “serioziteti” i pozitës është gjë e mirë, në dallim nga eksodi potencial.
Ky lajm është bërë i ditur me kohë, kështu që nuk ka tërhequr vëmendjen e tepërt mediatike. Më shumë vëmendje tërhoqi “përjashtimi spanjoll”. Domethënë, në fillim u duk se Spanja nuk do t'i bashkohej këtij liberalizimi, se ajo në fakt nuk mund t’a bënte këtë, pasi në përgjithësi dhe nuk i njeh letrat e udhëtimit të Kosovës. Disa influencues kosovarë do të gëzoheshin në mediat sociale që mbajtësit e pasaportave të Kosovës më në fund janë të barabartë me europianët e tjerë dhe disa nga homologët e tyre sërbë do t'u përgjigjeshin me cinizëm se, mirë, ata mund të shkojnë në Vjenë, Berlin ose Budapest, por nuk munden në Madrid.
Pra, vetëm pas disa ditësh të Vitit të Ri, mbërriti lajmi se edhe Spanja ka filluar të njohë pasaportat e Kosovës. Influencuesit e lartpërmendur prishtinas, ranë në furi orgazmike. Ishte variant dixhital i historisë së vjetër kroate "Faleminderit Gjermani"; patetike, dua të them, ishin falënderimet e ëmbla për Spanjën në rrjetet sociale. Kishte edhe disa influencues sërbë që këtë lajm e përjetuan si zhgënjim. Si njëra dhe tjetra megjithatë të gabuara dhe egzagjeruara. Spanjollët bënë atë që duhej të bënin në këto rrethana. E mundshme është kjo të ilustrohet dhe me anekdotë personale.
Deri para disa vitesh, nuk kishte linjë direkte fluturimi mes Beogradit dhe kujtdo gadishullit Pirean. Në atë periudhë udhëtova një herë për në Malaga. Fluturova përmes Mynyhut, pra Beograd-Mynyh, e prej Mynyhut në Malaga. Dhe si përherë kur nga aerodromi jashtë hapësirës së Shengenit fluturoni drejt aerodromit të zonës Shengen, ju duhet të kaloni përmes kontrollit kufitar. Aty kufitari mund të të pyesë se ku ke shkuar, ose jo. Por gjithësesi, ju kur hyni në Shengen, pas kësaj askush nuk ju kërkon pasaportë. Mundesh me avion të fluturosh për në Malaga, mund të shkosh përmes Francës për në Barcelonë me rrugë tokësore, mundesh ç’të duash, por nëse hyn në Spanjë nga territori i Bashkimit Evropian, askush nuk do t'ju identifikojë. Në këtë kuptim, kur Spanja njeh në “periudhën e pezullimit” pasaportën e Kosovës, ajo është vetëm duke rënë dakord për aktin e kryer tashmë. Nuk mundet Spanja t’ia lejojë vetes që zyrtarisht të mos njohë pasaportën e Kosovës, ndërsa mbajtësit e kësaj pasaporte nga vendet e tjera të hapësirës Shengen hyjnë në Spanjë në mënyrën më normale, ndërsa përjashtim bëjnë vetëm ata që nisen me avion nga aeroportet e Prishtinës, Beogradit, Shkupit, Tiranës, Podgoricës, Tivarit apo nga ndonjë nga qindra aeroportet e zonës jashtë Shengenit. Me të tillë lëvizje, Spanja veçse mbron seriozitetin e vet si shtet.
Në këtë kuptim, janë tërësisht budallallëqe ato spekulime se ky është prelud i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Spanja. Epo, pasaporta e lëshuar nga autoritetet në Prishtinë është njohur për një kohë të gjatë në praktikë nga masat e vendeve që nuk mendojnë të njohin diplomatikisht pavarësinë e Kosovës. Ata lobistë prishtinas që këtë e paraqesin si ndonjë “moment kthese”, janë ose naivë ose manipulues. Ata në Sërbi që vërtet kishin frikë nga mundësia e njohjes së Kosovës nga Spanja janë thjesht të pa nxënë.
Sido që të jetë, zhurma mediatike rreth lajmit se "Spanja njeh pasaportën e Kosovës" është i atij shembulli të pastër shekspirian "shumë zhurmë për asgjë". Autoritetet në Spanjë veçse u pajtuan me situatën “de jure” në atë faktike. Rezistenca ndaj idesë së njohjes zyrtare diplomatike të Kosovës në Madrid mbeti e njëjtë. Veç të tjerave përfaqësuesja e Kosovës në fudboll tashmë e ka vizituar Spanjën, kështu që grupi i sportistëve dhe stafi i tyre profesional tashmë ishin me dokumentet e veta, kështu që kjo nuk është ndonjë risi e madhe.
Thelbësisht ajo çfarë është prioritet nga perspektiva sërbe në gjithë këtë situatë të re, është që sërbët e Kosovës me dokumente sërbe të udhëtimit të mos mbeten të vetmit europianë që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në territorin e Bashkimit Europian. Fokusi në njohjen spanjolle të dokumenteve të udhëtimit të Kosovës, është veçse spinale. Në vitet e fundit Kosova ka pasur më shumë “çnjohje” sesa njohje të reja, kështu që njoftimet e rëndësishme se ato eventualisht mund të njihen nga disa vende të rëndësishme janë të rëndësishme për ta. Nga pozicioni i Sërbisë, është e rëndësishme të dallojmë spinalen dhe lobimin nga realiteti.
0 komentet