Ura e Brankos drejt Kosovës
Shkruar për Kosovo onlajn: Muharem Bazdul
Në brendësi të luftërave kulturore vend të rëndësishëm ka koncepti i përvetësimit. Merrni ndonjë figurë të rëndësishme, ndonjë simbol të rëndësishëm dhe shpalleni atë ekskluzivisht trashëgiminë tuaj. Nëse pala tjetër pajtohet me qetësi, asgjë për askënd.
Ka në Beograd organizatë pothuajse letrare dhe pothuajse aktiviste. Gjithçka është “pothuajse” si ai i heroit të Andriqit, i cili është i gjithë nga disa “ish”. Ata të paprovokuar, u ndalën se medemek Qopiq ishte i tyre, e kështu që ata nga ndonjë mural në afërsi të ambjenteve të tyre mes personave në një mendje bërën konotafin e Qopiqit.
Qopiq megjithatë, është figurë dukshëm e gjallë në kulturën e kujtesës sërbe. Çmimi letrar që mban emrin e tij ndahet nga askush tjetër veçse Akademia Sërbe e Shkencave dhe Arteve. Mes laureantëve të fundit janë Vasa Pavkoviq, Gjorgje Neshiq, Dragan Stojanoviq, Zllata Kociq, Bllagoje Bakoviq, pra njerëz të cilëve nuk u është hequr “lidhja” me një “komponent kombëtar”.
E njëjta padyshim se Qopiq ishte komunist, partizan dhe jugosllav, vetëm se kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se ai nuk ishte-sërb. Madje mund të thuhet se Qopiq në njëfarë kuptimi, paradigma e ndërthurjes së këtyre identiteteve. Ka dhe në bibliografinë e tij dhe në biografinë e tij dhe brenda opusit dhe në korpusin autobiografik të anektodave, masa e materialeve që sugjeron rrënjosjen e tij në traditën sërbe. Megjithatë me Danillo Kishin, ai është ai shkrimtari sërb që pranohet lehtësisht prej popujve fqinj. Në brezat para tij ishte Branisllav Nushiq. Pra mes sërbëve të popujve fqinj në Ballkan, mes për shembull, shqiptarëve, boshnjakëve dhe bullgarëve, Nushiq është dhe figurë mjaft e famshme saqë është e lehtë të vërehet prania e tij në rrugët e Sofjes, nga rrugicat e varfra njëkahëshe deri te rrugë të mëdha, si dhe autori në veprën e të cilit vihet re qartë mungesa e paragjykimit ndaj Orientit dhe Islamit.
Ka akoma veçori më të zakonshme mes Nushiqit dhe Qopiqit, por kjo mund të jetë temë për tekst të veçantë. Këtu më intereson një histori konkrete e Qopiqit. U publikua në librin nën titullin "Përjetimet e Nikoletina Bursaqit" si një nga seritë e rrëfimeve rreth heroizmit dhe jetën ushtarake të Nikoletina Bursaqit. Edhe pse çdo tregim ka temën dhe përbërjen e tij të plotë dhe si i tillë mund të qëndrojë i vetëm, siç thuhet në një përmbledhje pedagogjike: "historitë mund të lexohen dhe si kapituj romani, sepse vetëm së bashku na japin pamje të plotë të vetë Nikoletinës. jetën e vet luftarake dhe partizane, ushtarake në përgjithësi. Figura e Nikoletinës paraqitet si hero popullor ideal-trim, i ndershëm, inteligjent, por jo mendjemadh. Ai është modest dhe i vetëdijshëm për dobësinë, pozitën dhe origjinën e tij, por është edhe jashtëzakonisht i përgjegjshëm dhe moral. Vetë emri i tij na flet rreth karakterit të kësaj figure. Emri i tij i vërtetë është Nikolla, por veprimet, personaliteti dhe pamja fizike i dhanë emrin Nikoletina. Interesant është se Nikollën si fëmij e thirrnin Nikolica, ndërsa kur u rrit, u bë Nikoletina. Edhe pse në atë emër ka dozë ironie, ndoshta edhe tallje, duke e lexuar, kuptojmë se Nikolla e meritonte vërtet emrin e tij”.
Historia që po i referohem quhet “Lamtumirë Kosovë”. Në të Nikoletina dhe batalioni i saj partizan po i afrohen Kosovës. Kur arrijnë në Kosovë, mjegulla i pengon t’a vështrojnë. Ashtu si Moisiu nuk ishte i destinuar të vështronte Tokën e Premtuar, ashtu dhe Nikoletina nuk beson se Kosova është praktikisht nën hundën e tij. Kur komisari i konfirmon se ku janë dhe ku do të shkojnë nesër, ai vendos të shkurtojë flokët dhe të rruhet për t'u dukur më mirë për festën. Jo vetëm kaq, por ka veshur edhe këmishë të bardhë të pastër, ndërsa bashkëpuftëtarët e vet gjithashtu i paralajmëron të jenë të vetëdijshëm se së shpejti do të shkelin në “tokën e shenjtë të Kosovës”. Të nesërmen ushtria partizane hyri triumfalisht në tokën e Kosovës dhe në një betejë të ashpër triumfoi mbi armikun, duke zënë rob rreth pesëdhjetë ushtarë armiq. Nikoletina shkurtimisht dëshiron që robërit të jenë-turq, dhe del se janë çetnikë, çka do të thotë sërbë. Nikoletina u zhgënjye por me vetdije njëkohësisht se armiku-është armik sido që të jetë.
Për pak më shumë se një muaj, bëhen katër dekada nga vdekja e Branko Qopiqit. Shkoi në vdekje me vullnetin e vet, duke u hedhur nga ura e quajtur në gjuhën e Brankos. Ura ngjitet në rrugën e Brankos dhe ai Branko është Branko Radiçeviq. Për shkak të kësaj koençidence tragjike, emri i Urës Branko, evokon pikërisht Branko Qopiqin.
Në një këngë të vitit 1945, Qopiq Bosnjën e përshkruan me fjalët: "E drejta e Kosovës, gjaku i saj në duar". Për Qopiqin, Kosova ishte padyshim shumë e rëndësishme. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë lëshime rrëmbyesve të trashëgimisë së Qopiqit që opinionit publik në tërësi t’i bëjnë lavazh trurit duke ndërtuar ndonjë Branko fals që në fakt nuk ka pothuajse asnjë lidhje.
0 komentet