Ana Deleviq: Ndihem e shqetësuar për jetëm e tim shoqi, nesër do të dërgohet në Kragujevac ose Beograd
Ana Deleviq, bashkëshortja e Miljan Deleviqit të cilin efektivët e ROSU e kanë qëlluar ditën e sotme në urën e Bistricës në Leposaviq, ka thënë se ndihet shumë e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj pasi ka dëmtime në një anë të mushkërisë ndërkohë që nesër do të dërgohet për mjekim të mëtejshëm nga spitali i Kraljevos në Kragujevac ose Beograd.
Ajo ka theksuar se ndihet e shqetësuar edhe për të birin e vet pasi pa të atin e vet të lënduar përmes televizorit ndonëse ajo u mundua t’ja kursentë këtë gjë fëmijës së vet duke mos i thënë se çfarë kishte ndodhur.
"Fëmijën tim nuk mundem ta qetësoj. Ai po qan pafundësisht dhe po kërkon të atin", ka thënë Deleviq për Kosovo onlajn.
Ajo shtoi se nuk dëgjoi për bashkëshortin e vet në një kohë që me kunatin po shkonte në drejtim të Kraljevos ndërsa shpreson se policia e Kosovës të mos i krijojë probleme në vendkalim dhe ta lërë momentin kur të shikojë mbiemrin.
Ajo tha se policia sot tentoi të ndalonte autoveturën në të cilën ndodhej bashkëshorti i saj me qëllim për t’a keqtrajtuar ndërkohë që mosndalimi ka qenë tërësisht i justifikuar pikërisht për këtë shkak.
"Por egzistojnë edhe mënyra të tjera për të zgjidhur këtë. Automjeti është plotesisht i përthyer. Mund të kishin thirrur një patrullë tjetër për t'a ndaluar", ka thënë Ana Deleviq.
Kjo e fundit thekson se ndonëse bashkëshorti i saj nuk ka rrezik për jetën, ai ka lëndime të rënda në mushkëri dhe për këtë i trembet një komplikacioni të mëtejshëm të gjendjes duke vijuar se ai nesër do të dërgohet nga Kraljevo në Kragujevac ose Beograd.
"Situata është e tmerrshme. Përse po ndodh kjo gjë? Çfarë duhet të bëj unë nëse i ndodh gjë tim shoqi? Mos duhet të dal gjë në rrugë dhe të qëlloj ndaj shqiptarëve dhe autoveturave të tyre"? pyet Deleviq.
Ajo ka theksuar se organet kompetente duhet të reagojnë rreth kësaj situate, por ajo në këto momente dëshiron vetëm që bashkëshorti i saj të jetë mirë dhe të qetësojë pak a shumë fëmijën prej tronditjes që pësoi.
komentet