Dragan Ristiq lirohet nga akuzat për krime lufte në Gjakovë

Presuda Draganu Ristiću
Burim: Kosovo Online

Dragan Ristiq (77) sot u lirua nga akuzat për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë në maj të vitit 1999. Ristiqi nuk ishte i pranishëm në shpalljen e aktgjykimit.

Ristiq u arrestua më 25 shkurt në pikëkalimin Jarinjë, kur së bashku me djalin ishte nisur për në Gjakovë për të vazhduar vlefshmërinë e dokumenteve dhe që nga ajo kohë ndodhej në paraburgim.

Atij sot i hiqet masa e paraburgimit.

Gjyqtari Rahman Beqiri arsyetoi se gjatë procedurës nuk është vërtetuar se Ristiq ka kryer veprat për të cilat akuzohej.

“Gjykata nuk mundi të vërtetojë se i akuzuari është kryerësi i veprave penale”, tha gjyqtari.

Siç theksoi ai, e vetmja pikë në aktakuzë që e lidh Ristiqin me rastin ka të bëjë me arrestimet.

“Megjithatë, nga provat e shqyrtuara nuk është konfirmuar se i akuzuari ka qenë pjesëtar i forcave policore”, përfundoi Beqiri.


Kujtojmë se prokurori në fjalën përfundimtare kërkoi nga gjykata që Ristiq të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet dënimi më i rëndë, ndërsa mbrojtësja e tij, avokatja Jovana Fillipoviq, theksoi se gjykimi ka dëshmuar se bëhet fjalë për ngatërrim identiteti.

Kjo është aktgjykimi i parë lirues për krime lufte në këtë vit.