Gjykata e Apelit në Prishtinë rrit masën e dënimit ndaj Zoran Vukotiqit nga 10 në 13 vjet burg, Vllajiq: Vendim i papranueshëm

Apelacioni sud Kosova
Burim: Koha ditore

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka rritur masën e dënimit me bug ndaj Zoran Vukotiqit nga 10 vjet burg që është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në 13 vjet burg. Avokati Nebojsha Vllajiq thekson se ky vendim është i papranueshëm.

Siç bëhet e ditur nga deklarata e gjykatës, vendimi i të martës më 18 prill i apeluar jo tërësisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është ndryshuar, vetëm sa i përket për dënimin, ndërsa pjesa e dytë e ankesës së prokurorisë, si dhe ankesa e të akuzuarit Z.V. dhe avokati i tij mbrojtës N.V. refuzohet si e pabazuar.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.11.2022, i pandehuri Z.V. për “veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile” është shpallur fajtor dhe është dënuar me 10 vjet burg.

“Gjykata vlerësoi se të gjitha rrethanat në unitetin e vet, ofrojnë bazë të mjaftueshme për të justifikuar dënimin me 13 vjet burg me bindjen se dënimi i shpallur është proporcional dhe plotësisht i justifikuar në raport me dënimin konkret me burgim, peshën e veprës penale, rrethanat e ekzekutimit të saj dhe shkallën e lartë të përgjegjësisë penale të të pandehurit” njoftoi Gjykata e Apelit.

Mbrojtësi i Zoran Vukotiqit, avokati Nebojsha Vllajiq, ka thënë për Kosova Onlajn se ende nuk e ka marrë vendimin e gjykatës dhe për këtë është njoftuar përmes mediave.

"Nuk mund të them asgjë rreth kësaj, por nëse është kështu-vendimi është i papranueshëm ku në shumë mënyra serioze është shkelur e drejta e mbrojtjes dhe ligji për procedimin penal. Unë ende nuk i kam shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore dhe do të aplikoj në Gjykatën Supreme të Kosovës” ka thënë Vllajiq.

Ky i fundit kujtoi se Vukotiq ishte dënuar me 10 vjet në vitin 2018, pas së cilës vendimi ishte revokuar.

“Pastaj sërish u dënua me 10 vjet, ndërsa tani, siç duket, dënimi me burg është rritur në 13 vjet”, tha Vllajiq.

Vukotiq u arrestua në Mal të Zi në vitin 2016 në bazë të shpalljes në kërkim nga Interpoli kërkuar nga UNMIK dhe u ekstradua nga organet e drejtësisë.