Lista Sërbe: Kfor dhe Euleks të egzaminojnë urgjentisht thëniet e Nenad Rashkoviqit se Policia Kosovare e rrahu dhe e keqtrajtoi
Nenad Rashkoviqin nga fshati Dren në Komunën e Zubin Potokut sot mbasdite vonë e kanë rrahur dhe keqtrajtuar pjestarë të Policisë Kosovare duke kërkuar prej tij që të pranojë që në kohën e luftës ka kryer krime ndaj shqiptarëve, informon Lista Sërbe duke i’u referuar dëshmisë së tij.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe, pasdite vonë në fshatin Dren në Komunën e Zubin Potokut sipas dëshmisë së Nenad Rashkoviqit, pjestarë të policisë Kosovare bastisën banesën e tij familjare dhe pas kontrollit nisën që t’a gjuanin në trup pa asnjë arsye.
Sipas fjalëve të tij, shtohet se pas kësaj, atë e morën në pyll duke e lidhur pas druve dhe e kanë rrahur brutalisht me tubo uji, duke i shkaktuar atij lëndime të gjithanshme në trup dhe sipas informacioneve të para, i kanë thyer brinjët.
Lista Sërbe transmeton që Rashkoviq bën të ditur se prej tij përgjatë abuzimit, kërkuan që të pranonte që gjatë kohës së luftës ka kryer krime lufte ndaj shqiptarëve.
“Nenadi pas kësaj u la i lidhur për druri. Falë ndihmës së miqve u lirua dhe u përcoll në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok e më pas në QKS Mitrovica e Kosovës, nga ku vijon të jetë nën mbikqyrje mjekësore dhe përcaktimin e shkallës së lëndimeve” bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.
Më tej shtohet se sipas fjalëve të banorëve të Drenit, Nenad Rashkoviq është njeri i ndershëm pa asnjë njollë në jetën e vet dhe që kurrë nuk ka patur probleme me ligjin.
Lista Sërbe dënon ashpërsisht sjelljen e pretenduar brutale ndaj Nenad Rashkoviqit dhe kërkon hetim urgjent të pavarur dhe hetimin tërësor të të gjitha rrethanave të këtij rasti si dhe përcaktimin e përgjegjësisë së të gjithë atyre që morën pjesë në të.
“I bëjmë thirrje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, Kforit dhe Euleks që urgjentisht të egzaminojnë të gjitha pretendimet e kësaj ngjarjeje dhe të marrin masa përmes kompetencave që kanë për të konfirmuar të gjitha faktet dhe sigurojë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve sepse shfaqen të dhëna se tortura dhe rrahje të ngjashme u kanë ndodhur edhe disa qytetarëve të tjerë, por ata nuk i kanë raportuar nga frika” theksohet në deklaratën e Listës Sërbe.



komentet