Merdare: Janë marrë eshtrat e tre serbëve që vdiqën në Kosovë gjatë vitit 1999.
Në vendkalimin në Merdare, përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit të Grupit Punues për Persona të Zhdukur pranuan nga delegacioni i Prishtinës eshtrat e identifikuara të tre civilëve të kombësisë serbe, të cilët vdiqën në Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë në gjatë vitit 1999.
Eshtrat e Svetislava Gjapa nga Prishtina dhe Perka Mlladenoviq nga Ferizaj në emër të familjeve nga delegacioni i Prishtinës, morën përfaqësuesit e delegacionit të Beogradit, ndersa eshtrat e Momir Milenkoviqit u morën nga familjarët e tij.
Varrimi i eshtrave do të bëhet në Velika Plana, Krushevc dhe Beograd, sipas dëshirës së familjeve.
Viktimat u identifikuan duke përdorur metodën e analizës së ADN-së, pasi përfaqësuesit e Komisionit për Persona të Zhdukur mblodhën mostra shtesë referente për analizën e ADN-së nga familjarët e të zhdukurve për të identifikuar mbetjet e gjetura në morgun e Prishtinës.
“Me këtë vazhdon procesi i identifikimit të viktimave të nacionalitetit serb, të cilët kanë vdekur në rajonin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, i cili është i një rëndësie të veçantë për familjet e personave të zhdukur, të cilët janë përpjekur me vite për të gjetur dhe varrosur denjësisht eshtrat e të dashurve të tyre”, njoftoi më herët Komisioni për Persona të Zhdukur nga Qeveria e Republikës së Serbisë.
Në evidencën zyrtare të Komisionit për Persona të Zhdukur, 567 persona të tjerë figurojnë si të zhdukur në lidhje me konfliktet në Kosovë.
Familjarët që erdhën sot për të marrë trupin e Momir Milenkoviqit, i cili u rrëmbye teksa po vizitonte shtëpin në Prizren, theksuan se tani së paku do ta dinë se ku është varri i tij.
“Ai është rrëmbyer më 29 gusht 1999. Ai shkoi për të vizituar shtëpinë dhe atje u rrëmbye dhe u dërgua në drejtim të panjohur. Ne nuk dinim asgjë për të deri më tani. Ai u rrëmbye së bashku me një mik mysliman. Ai deri më tani trajtohej si i zhdukur dhe sot po e marrim trupin e tij”, tha bashkëshortja e tij, Ljiljana Milenkoviq.
Vajza Marica Stojanoviq ka treguar se kufoma është gjetur në Suharekë dhe se pas 25 vitesh agonie do të varroset në Velika Plana.
“Falë Zotit e gjetëm. Të paktën të dijm ku është varri, të ndezim qirinj, deri më tani gjithçka ishte e pasigurt. Trupi është gjetur në Suharekë, do ta varrosim në Velika Plana”, tha Stojanoviq.








komentet