Millosh Antoviq u dënua me katër vjet e 11 muaj burg për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it
Burim: Kosovo Online
Millosh Antoviq nga Zhitkovci u dënua me katër vjet e 11 muaj burg dhe me një gjobë prej 20.000 euro për shkak të sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë trazirave në Zveçan më 29 maj 2023, pasi pranoi fajësinë për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albon Kurtaj, e lexoi aktvendimin në gjuhën shqipe, pa përkthim për mediat serbe.
Në shpalljen e aktvendimit nuk ishin të pranishëm as i pandehuri dhe as mbrojtësi i tij.
Antoviq, i cili paraprakisht kishte arritur marrëveshje me prokurorinë dhe kishte pranuar fajësinë, u dënua për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
Ai ishte arrestuar më 15 prill të këtij viti në Mitrovicën e Veriut, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 30 korrik.
0 komentet