Petronijeviq: Akuza ndaj Radoiçiqit fabrikim i pastër, gjatë luftës nuk pati kontakt me civilët, përveçse me pjestarët e UÇK

Milan Radoičić
Burim: Srpska lista

Në lidhje me vendimin e Departamentit të Veçantë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ku shpalli në kërkim 20 sërbë pasi dyshohen se kanë kryer krime lufte në Gjakovë në vitin 1999, mes të cilëve është dhe Millan Radoiçiq, avokati i tij Goran Petronijeviq thotë se ky është fabrikim i pastër dhe se Radoiçiq në atë periudhë nuk ka patur asnjë kontakt me civilët, përveçse me pjestarët e formacionit të UÇK, transmeton Novosti.

Petronijeviq bën të ditur se klienti i tij Millan Radoiçiq prej marsit të vitit 1998 e deri në marsin e vitit 1999 ka qenë në shërbimin e detyruar ushtarak dhe atij në mars afati i’u zgjat deri në qershor të 1999.

“Përsa i përket Millan Radoiçiqit e di me siguri se ky është fabrikim i pastër pasi ai nga marsi i vitit 1998 e deri në mars të vitit 1999, ka qenë në shërbim të detyruar ushtarak si ushtar 20 vjeçar. Asnjë lidhje me këtë nuk ka, ndërsa në mars të ‘'99 ashtu sikurse dhe të gjithëve në kohën e shpalljes së gjendjes së luftës, i’u zgjat afati ushtarak deri më qershor. Ai prej fillimit e deri në në përfundim të shërbimit ushtarak ndodhej si ushtar në bataljonin kufitar në Prizren dhe Pashtrik. Asnjë kontakt me civilët nuk ka patur, përveçse me pjestarët e formacionit të UÇK dhe atyre nga Shqipëria të cilët gjuanin përmes asaj hapësire të Pashtrikut”, thotë Petronijeviq për Novosti.

Ai shton se e di me siguri për Radoiçiqin se këto janë budallallëqe ndërsa për të tjerët nuk e di ku kanë qenë.

“Ne vetëm përmes mediave mund t’i hedhim poshtë këto deklarata. Kjo është provë më shumë sesi po abuzon sistemi gjyqësor në Kosovë. Radoiçiq në asnjë mënyrë nuk do të donte të ishte në këtë pjesë të Kosovës me të cilin flasin sepse kryejti shërbim e rregullt ushtarak në një anë krejtësisht tjetër, deri në shpalljen e Marrëveshjes së Kumanovës. Përsa i përket historive për atë që mundet që të dalë në mungesë, kjo është e pamundur pasi nuk ka egzistuar mundësia e largimit nga njësia në kohën e luftës”, ka thënë Petronijeviq.

Ky i fundit theksoi se Radoiçiq po festohej për gjëra të tjera, kështu që e futën në listë që kjo të dukej më e besueshme.

“Ne kemi prova materiale serioze, librezën e tij ushtarake, material video nga Pashtriku dhe gjithë të tjerat”, ka thënë avokati Petronijeviq.