Emërimi i Xhim O’Brajanit dhe Ballkani
Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq, gazetar
Jeta e re e skuadrës së Hollbrukut
Emërimi Xhejms O’Brajanit në postin e ndihmës sekretarit të shtetit për Europën dhe Euroazinë në vend të Karen Donfrid, kompletoi grupin e diplomatëve „ballkanik“ të Hollbrukut të cilët sot janë sërish në terren ashtu sikurse kanë qenë 25 vite më parë. Këtu është dhe Kristofer Hill si ambasador amerikan në Beograd, Gabriel Eskobar si zëvëndës ndihmës sekretar i shtetit për Europën juglindore, njëkohësisht dhe i dërguari special për Ballkanin, i dërguari special dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global Xhejms Rubin dhe këshilltari special i Departamentit të Shtetit Derek Sholle. Nuk duhet injoruar sekretari i shtetit Entoni Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare Xhejk Salivan i cili gjithashtu çelikosi rebusin diplomatik të Riçard Hollbrukut.
O’Brajan në vitet 90 ishte mjaft i lidhur me hapat më të rëndësishëm të politikës amerikane në Ballkan, si përfundimi i luftës në Bosnjë, apo një prej autorëve të Marrëveshjes së Dejtonit, përshkallëzimin kosovar të vitit 1998, e më pas negociatat e Rambujesë, bombardimet, e pas kësaj, bashkëpunimi me qeverinë e re në Beograd pas vitit 2000 që zëvendësoi Sllobodan Millosheviqin. E gjithë kjo, së bashku me ambasadorin Hill, e bën atë momentalisht diplomatin amerikan më kompetent dhe më të kualifikuar për Ballkanin.
Kjo garniturë tashmë ka për detyrë të përfundojë ndërtimin e arkitekturës së rajonit ballkanik që ka nisur gati tre dekada më parë prej shefit të tyre ambicioz, por edhe të shmangë disa vatra të nxehta që ai la pas vetes. Pritet që Eskobar të largohet së shpejti drejt emërimit si ambasador, ndaj dhe pritet të zëvendësohet nga një person që me siguri do të jetë O’Brajan si zgjidhje.
E gjithë kjo, megjithatë, po ndodh tani në rrethana mjaft të komplikuara ndërkombëtare, por pjesërisht edhe rajonale, sesa ato që Hollbruk kishte para vetes. Dikur nuk ishte në oponencë vetëm Rusinë dhe Kinën, as SHBA në konflikt pothuajse total indirekt me Rusinë dhe në prag të një konflikti të tillë me Kinën. Ashtu sikurse më herët ka thënë Henri Kisinxher-si para Luftës së Tretë Botërore.
Ai vjen në rol dhe javë të re kur të gjitha subjektet amerikane që janë përgjegjëse për politikën ballkanike shprehën pakënaqësi të madhe për veprimet e fundit të kryeministrit kosovar dhe masat e njëanshme të hyrjes nëpër hapësirat e kuvendeve komunale në veri të Kosovës. Mes të parëve, reagoi sekretari i shtetit Entoni Blinken i cili bëri të ditur se “dënojmë ashpër aksionet e Qeverisë së Kosovës të cilat shkaktuan tensionet në veri duke rritur destabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit kosovar Albin Kurtit që menjëherë të ndalojë këto masa të dhunshme dhe sërish të fokusohet tek dialogu që udhëhiqet prej BE-tha Blinken. Shtetet që përbëjnë “Pesëshen”, dy herë brenda tri ditëve, gjithashtu dënuan ashpër sjelljen e qeverisë kosovare, ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, kërkoi nga Prishtina të ndalojë marrjen e hapave të njëanshëm dhe destabilizuese. Për Amerikën, në bazë të gjithë kësaj, krijohet përshtypja se sjellja e qeverisë kosovare është thellësisht frustruese.
O’Brajan sqaroi se Kosova për të është „çështje transatlantike“ dhe SHBA duhet t‘ua bëjë të qartë të dy liderëve të rinj të Kosovës se duhet të angazhohen konstruktivisht përderisa pala europiane duhet t’ia bëjë qartësisht të ditur Sërbisë se për të egziston e ardhmja europiane, por duhet të bëjë pjesën e vet”. Për të nuk është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të ardhmen europiane, por të punojnë me Bashkimin Europian që kjo e ardhme të shndërrohet në realitet. “Ajo çfarë kam dëgjuar gjithandej jashtë vendeve të rajonit është se nuk besojnë më tek kjo dhe kjo i jep fuqi disa imuplseve të këqija nacionaliste e populiste por edhe disa impulse pozitive“ përmbyll O'Brajan.
Në vitin 1992 Xhejms O’Brajan ishte zyrtar i ri i cili punoi në një zyrë pak të njohur si këshilltar ligjor në Departamentin e Shtetit kur lexoja raportimet e para në shtyp rreth krimeve dhe spastrimit etnik në Bosnjë. Ndonëse Ballkani nuk ishte fusha e tij se ishte në departamentin e Shtetit veçse tre vjet, O’Brajan, u ndikua nga ajo që lexoi dhe filloi të pyeste dhe të mendonte se çfarë di Shtetet e Bashkuara për pretendimet për gjenocid.
Si i diplomuar për drejtësi në „Yale“, atëherë filloi të lobonte për të bërë diçka. "Të gjithë thanë se ishte mjaft e komplikuar" kujtoi ai më vonë. "Por mendova se duhet të bënim vërtet diçka".
Me një grup zyrtarësh të rinj, O'Brajan filloi të hulumtonte opsionet. Ndonëse avokatë të tjerë më me ndikim dhe me famë kishin ide të njëjta ose të ngjashme, brenda Departamentit të Shtetit puna e tyre zhvilloi idenë dhe mekanizmin për themelimin e asaj që për dekada ishte Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës, ku u gjykuan qindra të akuzuar nga ish-Jugosllavia.
Shumë shpejt kaloi tek firma konsulente e Madlejn Ollbrajt në vendin e nënkryetarit, ku qëndroi derisa Xhon Keri e emëroi si të dërguarin e parë special të presidentit për çështjet e pengjeve, duke vazhduar derisa përfundoi këtë pozicion. Pas fitores së Bajden, në tetor të 2021 u emërua shef i Zyrës për koordinim të sanksioneve dhe më 6 Prill të vitit 2022, nominimi i tij u konfirmua në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Anëtari i skuadrës juridike të Sërbisë në negociatat e Rambujesë në vitin 1999 i ndjeri Vlladan Kutlleshiq, ka rrëfyer një version krejtësisht të ri, ku ka thënë se një vit para Rambujesë, ka punuar fshehtas në formulimin e marrëveshjes me O'Brajan madje edhe gjatë konferencës në Rambuje, por u hodh poshtë prej palës sërbe. Atëherë O'Brajan ishte një prej “trurëve” më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane ndaj Ballkanit në rolin e zëvendësdrejtorit të Departamentit të Planifikimit Politik.
“Një vit para Rambujesë, në Beograd nën fshehtësi të plotë, ne filluam bisedimet me amerikanët për Kosovën. Këtë e dinë katër njerëz. Nën një atmosferë të mirë dhe konstruktive, në shkurt të vitit 1998, erdhi Xhim O’Brajan, këshilltari special i Medlin Ollbrajt dhe një prej njerëzve më të besueshëm. Ai qëndroi në Beogradu pa ndalesë prej shkurtit deri në majin e vitit 1998 dhe të dy kemi punuar tekstin që duhej të zgjidhej statusi i Kosovës. Kemi punuar me avash, disa afate nuk i përmbushëm. Dua të them se ai është jurist i përkryer. Në këtë periudhë vetëm shumë shkurt iku drejt SHBA gati 15 ditë sepse u bë me vajzë, e pas kësaj u kthye. Deri më 1 korrik kemi bërë vetëm fillimin e marrëveshjes dhe kemi folur për konturet e tekstit final. Puna jonë ishte të shkonim në drejtim të autonomisë së gjerë të Kosovës. Më pas erdhi viti i pushimit. Xhim u kthye në SHBA pasi u dakordësuam se do të vazhdonim sërish në gusht. Mirëpo deri tek kjo asnjëherë nuk shkoi, sepse në terren ndodhi diçka që ende nuk e di, por diçka që shkatërroi atmosferën e mirë mes nesh dhe amerikanëve dhe puna u ndërpre. Qysh prej atëherë nuk ka pasur asnjë bashkëpunim dhe e gjithë puna u ndal deri në Rambuje” ka rrëfyer Kutlleshiq.
Kur delegacionet u gjendën në Rambuje, sërish u takuan Kutlleshiq dhe O’Brajan. “Dy ditë më pas, ai tha: ‘Definitivisht kjo nuk është e mirë, eja t’ja nisim ku e lamë në korrik’. Unë i them-okej. Erdhi tek unë në dhomë rreth orës 22:30 dhe të dy filluam të shkruanim me dorë marrëveshjen pa pjesën ushtarake. Tekst-marrëveshja ishte në nivel më të dobët sesa amendamenti i vitit 1974, por nënkuptonte forcimin e autonomisë, me institucione paralele dhe modelin belg të federalizmit. Forcimi i kësaj autonomie ishte parashikuar dhe shpërndarë çështjeve policore sipas modelit amerikan: polici krahinore e federale. Ky model ishte i pranueshëm” ka rrëfyer Kutlleshiq. Por nuk u pranua.
O’Brajan në cilësinë e të dërguarit amerikan, ishte zyrtari i parë amerikan që vizitoi Beogradin vetëm 7 ditë pas 5 tetorit të vitit 2000. Ai atëherë u takua me Vojisllav Koshtunicën kur pothuajse nuk kishte njeri në kabinetin e tij. Për të tingëllonte premtuese deklarata e Koshtunicës se do të gjente mënyrë për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës. Ai gjeti shumë anë të mira dhe lëvizje inkurajuese tek Koshtunica, për të cilin tha se i trajton problemet "shumë metodikisht dhe në mënyrë inteligjente". Ndaj për këtë, doli në përfundim se është e nevojshme që Koshtunica të fitojë "kontroll të plotë" dhe që opinioni publik të zhvillohet mjaftueshëm. Sa i përket Kosovës, O’Brajan ka thënë se Kosova fillimisht duhet të fitojë vetëqeverisje, “e pastaj të flasim për statusin e saj”. Ai deklaroi se egzistojnë "kushtet e rezolutës 1244", të cilat edhe Koshtunica i mbështet. Ishte O'Brajan ai që i kërkoi Koshtunicës "të gjente një mënyrë për t’a zgjidhur këtë problem", pasi besonte se nëse disa nga këto çështje humanitare do të zgjidheshin dhe do të përmirësohej jeta e njerëzve, atëherë konteksti politik do të bëhej më i lehtë.
O'Brajan siç mund të shihet, është person me profil të gjerë dhe manovrim më të madh, i cili nuk është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. Ai gjithashtu është person me konsensus dypartiak, çka është rol që ishte i mundur edhe gjatë mandatit të Trump, i cili ishte veçanërisht intolerant ndaj mundësisë së "besnikërive të ndara". Ky ishte pikërisht rasti në krijimin e nismës “Mini Shengen”, ku O’Brajan punoi së bashku me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Berlin, Riçard Grenel. O'Brajan mbeti mbështetës i fortë i kësaj nisme, e cila qysh atëherë është riemërtuar "Ballkani i Hapur" dhe ka marrë pjesë në disa takime. Ai pohon se me këtë iniciativë, sigurohet lëvizja e lirë të njerëzve dhe mallrave, çka ishte dhe qëllimi i Procesit të Berlinit, pasi vendet europiane, veçanërisht Gjermania, reaguan me nervozizëm për fillimin e tij. Mund të pritet që pala kosovare të jetë nën presion më të madh për t'iu bashkuar dhe të mos e interpretojë atë si një projekt "sërbomadh". "Me të vërtetë shpresoj se Kosova do të gjejë mënyrën për të qenë pjesë e kësaj iniciative" ka thënë më herët O'Brajan.
Mund të supozohet se ai nuk do të tolerojë “takimet punojnë për takimet”, për të cilat në një rast tha se u kthyen në “cirk politik” ku secila palë i shfrytëzon për qëllime të brendshme. Duke komentuar një takim të pasuksesshëm, O’Brajan përmendi një shembull ku të gjithë u dakordësuan të ritakoheshin dhe të dyja palët thanë: "Absolutisht, sepse është politikë e mirë afër shtëpisë".
Kjo përputhet me faktin se nuk do të jetë tolerant ndaj lëvizjeve dhe aksioneve të tjera që dalin prej tryezës së bisedimeve. Vëmendje dhe konsideratë të veçantë ishte çështja e Bosnjë-Hercegovinës për të cilën O'Brajan luajti rol vendimtar ligjor përgjatë negociatave të Dejtonit.
Kujtojmë se një vit para bombardimeve të vitit 1999, Hollbruk njoftoi se ambasadori i atëhershëm amerikan në Maqedoni Kristofer Hill dhe këshilltari special i Madllin Ollbrajt Xhejms O’Brajan, do të formonin ekipin amerikan që do të ndërmjetësonte mes palës shqiptare dhe sërbe në bisedimet për të ardhmen politike të Kosovës. Atëherë ndërmjetësimi nuk dha rezultat. Tani skuadra sërish është rikthyer bashkarisht, detyra nuk ka ndryshuar dhe presioni për të korrur rezultat prej përpjekjeve të përsëritura, por me të vërtetë në situata komplekse, është shumë më e madhe se herën e kaluar.
komentet