Është e qartë se çfarë mund të përfitojë Kosova, por jo dhe çfarë merr Sërbia

Dragan Bisenić.jpg

Në bazë të mënyrës sesi presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq prezantoi takimin me delegacionin e “pesëshes” e cila solli zyrtarisht propozimin franko-gjerman për arritjen e marrëveshjes mes Sërbisë dhe Kosovës, është e qartë se bëhet fjalë për një ultimatum drejtuar Sërbisë.

Përndryshe, do të ndërpritej procesi i integrimit europian, investimet do të ndaleshin e më pas tërheqjen e tyre dhe në fund, Sërbia mund të përballet me masa të përgjithshme ekonomike që mund të kenë pasoja të dëmshme për të. 

Të nesërmen përfaqësuesit ndërkombëtarë zbutën dhe modifikuan paksa retorikën, por nuk i’a ndryshuan thelbin, veçse, do të thoshin të korrigjonin imazhin e tyre si shantazhues ndërkombëtarë që u vendosin kushte jetese kombeve të vogla. Ambasadori francez në Beograd, Pjer Koshar tha se Franca “nuk ka një qasje ndëshkuese ndaj Beogradit”, por në rast refuzimi ndaj propozimit, do të ketë pasoja “por këto pasoja nuk do të ishin sanksionet”.

Ndërmjetësuesi europian, Mirosllav Llajçak, ka saktësuar se “pesëshja” ka ardhur si “partner” dhe jo “me kërcënime apo ultimatume”. Megjithatë, ai bëri të ditur se në rast refuzimi, “bashkësia ndërkombëtare do të duhet të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme dhe mbështesë më shumë njërën palë ose të zvogëlojë mbështetjen për palën tjetër”.
Mbetet përshtypja se sigurisht ky është një lloj ultimatumi, një prej të shumtët me të cilët Sërbia është përballur në historinë e vet. Refleksi i Sërbisë në atë situatë është pothuajse 100% i parashikueshëm, ndaj duket se nuk ka kundërpeshë ndaj asaj inercie kolektive që do të ndryshonte rrjedhën e saj. Historia e ultimatumeve dhe përgjigjeve ndaj tyre, refuzimit ose pranimit nuk është plotësisht e paqartë.

Kapitullimi nuk është gjëja më e keqe në botë. Kapitullime të njohura pas ultimatumit të cilat nuk çuan në ndonjë humbje të veçantë, ndërkohë që janë të ditura humbjet pa kapitullim të cilat rezultojnë po aq drastike saqë kapitullimi do të dukej si një fitore e pastër. Një shembull i famshëm është kapitullimi danez ndaj Hitlerit. Pas një telefonate dhe një kërcënimi se Luftwaffe gjerman do të bombardonte Kopenhagenin, qeveria nënshkroi kapitullimin në agim ndërkohë tre orë nga firmosja e kapitullimit, mbreti dhe qeveria qëndruan në vend deri në vitin 1943, kur gjermanët erdhën. Por, për Danimarkën, thirrja për rezistencë është ende sot aq e rëndësishme, saqë ka diskutime të panumërta nëse kapitullimi ka ndodhur pas 3, 6 apo 9 orësh rezistence?

Shembulli i dytë është ultimatum pa kapitullim por me humbje të mëdha në negociata, më të mëdha sesa të kishte pasur ndonjëherë kapitullim. E tillë është, për shembull, marrëveshja e Brest Litovskut mes gjermanëve dhe bolshevikëve, me të cilën Rusia u largua në mënyrë të njëanshme nga lufta. Në pjesën e parë të negociatave u zhvilluan diskutime për çështje krejtësisht të parëndësishme, e cila ishte një taktikë bolshevike. Kur Trocki e pyeti Leninin: "Sa kohë do të negociojmë kështu", Lenini u përgjigj: "Derisa të marrim një ultimatum". Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, delegacionit sovjetik i’u dha një kërkesë kategorike për të nënshkruar paqen sipas kushteve gjermane, e formuluar si më poshtë: "Rusia merr parasysh ndryshimet territoriale të mëposhtme, të cilat hyjnë në fuqi së bashku me ratifikimin e këtij traktati paqeje. Zona mes kufijve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë dhe vijës që kalon... tani e tutje nuk do t'i nënshtrohet supremacisë territoriale të Rusisë. Për faktin se i përkasin ish-Perandorisë Ruse, nuk do të kenë asnjë detyrim ndaj Rusisë. Fati i ardhshëm i këtyre zonave do të vendoset në marrëveshje me popujt e caktuar, mbi bazën e marrëveshjeve që Gjermania dhe Austro-Hungaria do të lidhin me ta”.Marrëveshja i mori 1/3 e popullsisë Rusisë, gjysmën e industrisë dhe dhjetëra miniera qymyrguri. Diçka e ngjashme u përsërit me ndarjen e BRSS kur shteti u tkurr nga 5 milionë kilometra katrorë dhe me 140 milionë banorë. 

Kur Egjipti dhe Izraeli ndërmerrnin bisedime rreth kthimit të Sinajit Egjiptit, ata udhëhoqën  platformën "tokë për paqe", që do të thoshte se Izraeli po merrte paqen, por duhej t'i kthente Egjiptit territorin e pushtuar të Sinait.

Dokument i cili u iniciua nga parimet më të përgjithshme, por që në fillim shtron një enigmë kur thekson ndërgjegjësimin për përgjegjësinë dhe ruajtjen e paqes e përkushtimin për të "kontribuuar në bashkëpunimin e frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë" me konkluzionin e "paprekshmërisë së kufijve dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare, të cilat janë kushte themelore për paqe”. Pothuajse i njëjti qëndrim që thekson sovranitetin dhe integritetin territorial përsëritet edhe një herë, por këtë herë merret për referencë karta e OKB.

Në këtë kontekst dokumenti qartësisht duhet t'i referohet Rezolutës 1244, pasi është i vetmi dokument juridik ndërkombëtar në bazë të të cilit ekziston Kosova për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara. Përveçse nëse supozohet se Kosova është shtet i pavarur dhe se tani është duke lidhur një marrëveshje me një shtet tjetër të pavarur, me Sërbinë, në të cilën, palët garantojnë njëra-tjetrën se do të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Nëse është kështu, atëherë kjo letër sjell më shumë konfuzion dhe keqkuptim sesa e sqaron atë. 

Duket se bëhet fjalë për krijimin e bazës për një ekzistencë paralele apo të ndarë të Kosovës: njëra që do të ekzistojë brenda sistemit të OKB dhe tjetra që do të funksionojë në Evropë, pra integrimet euroatlantike. Kjo e përjashton BE nga sistemi i OKB gjë që përforcohet nga fakti se një anëtar i Këshillit të Sigurimit, Franca, merr pjesë në të. Këshilli i Sigurimit rregullisht shqyrton situatën në Kosovë, kështu që do të ishte interesante të shihej reagimi i anëtarëve të saj ndaj këtij dokumenti, i cili në mënyrë direkte ka të bëjë me çështjet në juridiksionin e Këshillit të Sigurimit të OKB.

Më pas, menjëherë me motive të paqarta hyn historia, kësisoj pala gjermane dhe franceze si autorë të dokumentit pohojnë se po veprojnë në bazë të “fakteve historike”, të cilat duhet të nënkuptojnë se ato janë vërtetuar dhe interpretuar në mënyrë objektive. 

Aq më tepër që propozimi franko-gjerman ka një ngjashmëri të qartë me marrëveshjen e vitit 1972 mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore e cila gjithashtu nuk përfshinte njohjen e plotë reciproke diplomatike. Megjithatë, në praktikë, dy shtetet gjermane pranuan pavarësinë e ndërsjellë dhe krijuan ambasada, përveç emrave në kryeqytetet e njëri-tjetrit.

Ashtu si Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore ranë dakord që asnjëra nuk mund të përfaqësonte tjetrën në skenën ndërkombëtare, një marrëveshje e ngjashme do të zbatohej për Sërbinë dhe Kosovën. Sërbisë do t'i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës apo Interpoli, nga të cilat ajo është përjashtuar që kur shpalli pavarësinë nga Sërbia në vitin 2008.

Është e zakonshme që negociatat të zhvillohen në një formulë shpërblimesh dhe ndëshkimesh për palët pjesëmarrëse. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, do të thuhej, nuk e kanë përmbushur në mënyrën e duhur këtë skemë, ndaj kanë dhënë shpërblime vetëm për njërën palë, nëse pranohet marrëveshja. Kjo tashmë rrit pritshmëritë që marrëveshja mos të nënshkruhet. 

Është e qartë se çfarë mund të përfitojë Kosova, por përgjithësisht nuk shihet se çfarë do të përfitojë Sërbia. Çmimi për Sërbinë ende nuk është ofruar as në formën e preferuar të formulës europiane “Kosovën apo BE“.

Parlamentarët europianë kanë tashmë një formulë të re në të cilën thuhet se Sërbia do të jetë “Irani në Europë” nëse nuk pranon këtë dokument. Kjo duhet të nënkuptojë shkallën e izolimit që do të prekte Sërbinë në këtë rast.

Redaktori i “Finashel Tajms”, Tony Barber, tregon përmes një këndvështrimi tjetër të gjitha gjërat dhe këndvështrimin se Sërbia duhet të përdorë më mirë një “shkop” sesa një “karrotë”. Barber thotë se qeveritë perëndimore janë "thellësisht të frustruara" nga refuzimi i Beogradit për t'iu bashkuar atyre në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Për shkak të kësaj, ata besojnë se Sërbisë mund t'i mohohet anëtarësimi në BE për sa kohë që ajo mban lidhje të forta me Moskën dhe nuk tërhiqet për çështjen e Kosovës.

Korrespondenti shumëvjeçar në Ballkan i “Frankfurter Algemeine Zeitnug” Majkëll Martens konstaton se propozimi franko-gjerman “nuk është shumë serioz”, sepse nuk ka asnjë motiv që as Sërbia dhe as Kosova të pajtohen me të. “Mund të bisedoni, negocioni dhe të keni takime, por nuk shoh se cilat do të jenë rezultatet, pasi rezultati dhe qëllimi kryesor që premton BE nuk egziston anëtarësim në BE as për Sërbinë e as për Kosovën dhe nëse kjo nuk egziston, atëherë nuk e di se çfarë presin politikanët perëndimorë. “Nuk shikoj ndonjë motivim serioz as për Vuçiq e as për Kurtin për të bërë përpara një hap serioz”, tha Martens.

Ky i fundit dyshon se BE mund të zbatojë disa sanksione ndaj Sërbisë dhe Kosovës, pasi “nuk ka një gjë të tillë kundër Dodikut, dhe përse duhet të ketë ndaj Vuçiqit”? Martens për këtë e legjitimon besimi mbizotërues se aktualisht fajtor për mungesën e rezultateve është Kurti. “Nuk jam i sigurt nëse do të ketë ndonjë rezultat, as në kuptimin pozitiv e as në atë negativ. Vetëm humbim kohë”, përfundoi Majkëll Martens.

Paanësia e tij duket se është e bazuar, ndaj shihet se negociatat për këtë propozim janë ende larg, ndoshta aq sa do të vihet aktualisht në pikëpyetje fillimi i tyre. 

Formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, siç tha ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë, Ivica Daçiq, është “vija e kuqe” e parë e Sërbisë, kështu që Sërbia nuk do të fillojë asnjë bisedim derisa kjo Bashkësi për të cilën është nënshkruar marrëveshje 10 vjet më parë, nuk do të krijohet. Me këtë qëndrim u pajtuan edhe SHBA i dërguari i së cilës Gabriel Eskobar tha se kjo bashkësi do të krijohet “me apo pa Kurtin”.

Kryeministri kosovar Albin Kurti, mbetet kundërshtar i vendosur i krijimit të kësaj bashkësie ndaj duket se edhe një herë është gati të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe që Kosova të hyjë në një cikël të ri zgjedhor, pasi nuk dëshiron të dorrëzojë platformën e vet. Në të, Bashkësia e Komunave Sërbe mund të jetë vetëm objekt shkëmbimi në këmbim të njohjes së direkte prej palës sërbe. 

Mirosllav Llajçak u ankua se priste më shumë mirëkuptim prej kryeministrit të Kosovës dhe shpjegoi se vitin e ardhshëm BE do të jetë e zënë me zgjedhjet evropiane, ato presidenciale në SHBA, kështu që nuk do të ketë mundësi që Kosova të mbetet në qendër të vëmendjes. Prandaj ky vit është periudha e vetme e lirë kur është e mundur të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Krijimi deklarativ i BKS megjithatë është i pamjaftueshëm sesa i nevojshëm që ajo të fillojë realisht të funksionojë. Ka mjaft premtime të nëpërkëmbura dhe të paplotësuara, saqë do të ishte shumë e lehtë të imagjinohej krijimi taktik i kësaj bashkësie dhe më pas, shpronësimi apo shfuqizimi i saj i plotë, në varësi të qëllimit që më pas do të dukej konjuktural.
Indiferenca, tolerimi i incidenteve dhe aq më tepër vlerësimi i gabuar se krijimi i BKS duhet shtyrë deri në orën e fundit, mund të rezultojë si çelësi i dështimit, më i fortë se çdo “shkop” apo “karrotë”.

Shkruar nga: Dragan Biseniq, gazetar