Kthimi i tensioneve ballkanike

Dragan Bisenić
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn nga Dragan Biseniq, gazetar

Dy ngjarjet më të fundit në jug të Europës tregojnë sesa i ndjeshëm dhe jo-stabil është ky rajon dhe çdo progres nën përmirësimin e atmosferës dhe forcimin e bashkëpunimit mund të jetë mashtrues dhe jetëshkurtër.

Të dyja janë të lidhura me tubime dhe aktivitete politike të fqinjëve në zona me prani të bollshme të komuniteteve të pakicave kombëtare.

I pari rast është vizita e kryeministrit prishtinas Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, i dyti janë protesta pothuajse të njëkohshme të lidhura me çështjen e pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Vizita e Kurtit në partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkaktoi reagime të forta nga autoritetet maqedonase, para së gjithash për shkak të flamurit të projektit separatist të “Shqipërisë së Madhe” dhe proklamimit të Kurtit si “kryeministër i të gjithë shqiptarëve”.

Arsyeja e shkuarjes së kryeministrit kosovar në Maqedoninë e Veriut të premten e kaluar, ishte çelja e rrugës në komunën shkupiane të Çairit e cila deri atëherë mbante emrin “Brigada e dytë goditëse maqedonase”. Të njëjtën ditë përmes ceremonisë u riemërua “Rruga Adem Demaçi”.

Pas kësaj, Kurti udhëtoi drejt Tetovës, ku u organizua tubim e me këtë rast, u shfaq ikonografia me narrativë kontestuese. Me këtë rast ai tha se Shkupi duhet të afrohet më shumë me Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë dhe sa më larg Sërbisë.

"Maqedonia e Veriut duhet të jetë sa më afër me Kosovën, Shqipërinë dhe Bullgarinë dhe larg Sërbisë e cila nuk po distancohet nga (Sllobodan) Millosheviqi as edhe nga (Vladimir) Putini. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do të jetë sa më pranë hyrjes për në BE dhe që rajoni ynë në Ballkan të jetë më i sigurt. Si pasojë e kësaj duhet që t’a ndihmojmë dhe do t’a mbështesim Maqedoninë e Veriut" ka thënë Kurti.

Ky i fundit duhet të kërkojë dhe krijojë bazën e vet tek popullata shqiptare në rajon, pasi pati deklaruar publikisht ambiciet për bashkimin rajonal të të gjithë shqiptarëve dhe njëkohësisht janë përkeqësuar raportet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Pikërisht në Tetovë Kurti tha se ai dhe Rama, kanë “marrëdhënie të mira dhe korrekte, por edhe mosmarrëveshje”.

“Kemi marrëdhënie të mira. Bëhet fjalë rreth detyrimeve institucionale që kemi, por edhe ato politike e kombëtare, por kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi apo që nuk kemi mosmarrëveshje. Besoj se kritika është pjesë e demokracisë. dhe duhet të jetë konstruktive” tha Kurti gjatë vizitës në Tetovë.

Pavarësisht kësaj, Kurti shqetësoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski vetëm dy ditë më vonë, kërkoi ndëshkimin e drejtuesve të Komunave të Çairit dhe Tetovës pasi sikurse tha “provokime nacionaliste që sugjerojnë ide shoviniste shtetmëdha” gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tetovë dhe rrethinat e Shkupit.

“Vendosja e ikonografisë provokuese nacionaliste, e cila promovon ide shoviniste shtetmëdha, paraqet nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike, të cilat padyshim që sulmojnë parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” thuhet në reagimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

“Shfaqja e ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shtetmadhësisë, paraqesin nxitje të urrejtjes dhe intolerancës etnike, të cilat padyshim që sulmojnë parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik” tha presidenti i Maqedonisë së Veriut në reagimin e tij.

Ai kërkoi që organizatorët e tubimeve të sanksionohen “për shkelje të dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve e simboleve të komuniteteve, duke injoruar plotësisht simbolet e shtetit”.

Presidenti maqedonas ka ngritur dilema rreth shkeljes së procedurës për emërtimin e rrugës në Çair me emrin e Adem Demaçit, duke dyshuar në respektimin e parimit të “shumicës së dyfishtë” që përfshin edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë.

Prokurori për këtë nisi procedimin dhe u vu në lëvizje iniciativa për kthimin e emrit të mëparshëm të rrugës.
Presidentja kosovare Vjosa Osmani u përpoq të qetësonte atmosferën, duke vlerësuar se kritikat e zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët prezencën e Kurtit në këtë vend e cilësuan si nacionaliste, pasoja ishte veçse "keqkuptuese".

Nga Tirana mbërritën kritika se Kurti po vepron në Maqedoninë e Veriut ashtu siç veproi në vitin 2021 në Tiranë, me Sali Berishën i cili përmendet si aleati kryesor i Kurtit.

Mediat shqiptare tregojnë se Kurti dëshiron t'u thotë faktorëve ndërkombëtarë që vendosën sanksione ndaj tij, "se është i gatshëm t'i vërë flakën rajonit" dhe "të hapë tensione ndëretnike në Maqedoninë e Veriut".

“Nëse Sali Berisha këtë e tentoi 30 vite më parë çka nuk i’a arriti, mundet që Kurti me këtë 'supën' e nxehtë t’a destabilizojë? Natyrisht që jo” përgjigjen komentuesit shqiptarë.  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për më shumë përmes letrës publike një ditë pas protestës në Himarë ku u kërkua lirimi i kryebashkiakut të zgjedhur grek të Himarës Fredi Beleri.

Ky i fundit mori vetëm 20 vota më tepër sesa kandidati kundërshtar dhe duket se shkaku kryesor i keqkuptimit, është se politikanët opozitarë Sali Berisha e Ilir Meta qëndronin pas fitores së tij. 

Mes protestuesve ishin edhe kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut, për të cilët Rama ka një mesazh ku kërkon prej tyre të respektojnë ligjin dhe se nuk mund të kundërshtojnë vendimet e gjykatave të një shteti demokratik.

Para disa javësh Margarita Shinas nënkryetare e Komisionit Europian, publikoi letrën drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varheli. 

Ajo prej kolegut të saj kërkoi që të ndërhynte tek autoritetet shqiptare, pasi në të kundërt shikon “rrezik të menjëhershëm që kjo çështje të ndikojë negativisht në raportet mes progresit të Shqipërisë deri në vitin 2023 dhe angazhimit të saj për të promovuar rendin ligjor”.

Margareta Shinas shkon më tej dhe në letrën e saj çel çështjen e pozitës së pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Në këto terma dhe me të njëjtën bindje si në letrën e përmendur më herët, gjithashtu rreth “lidhjes së kësaj çështjeje me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore apo çështjen e pazgjidhur të pronave të minoritetit grek në territorin e bashkisë në fjalë. si dhe me akuzat për shkelje të kufijve të tyre nga ana e shtetit” siç shkruhet në letrën e saj.

Rama nuk kursen fjalë lavdëruese për kryeministrin grek Mitsotaqis dhe thekson kënaqësinë e tij “për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që kemi bërë së bashku me kryeministrin grek në vitet e fundit, për të bashkuar Ballkanin në frymë europiane, e cila prej vitesh ka qenë e vërtetë në raportet greko-shqiptare, duke parë njëri-tjetrin në sy dhe duke i’u drejtuar ngërçeve të vjetra me mendje të çelët dhe vullnet të mirë”.

Njëkohësisht ai thotë se është "seriozisht i shqetësuar" me mënyrën sesi kjo çështje po përshkallëzohet me-"protestë të kësaj natyre, e paprecedentë në historinë e Europës-të paktën me sa di unë" çka mund të çojë “deri në pasoja regresive të rindezjes së flamurit të nacionalizmit dhe ndjenjat e ndërsjella negative që shkakton ky flamur në shtresat e keqinformuara dhe grupe të caktuara ekstremistësh të cilët i shohin përpara. Në këto raste kam në dorë kovë me benzinë, të cilën për asnjë sekondë nuk dyshoj se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, por as edhe kryeministri dhe qeveria greke këtë në përgjithësi nuk e dëshirojmë”.

Rama tha se nuk di të ketë rast që të zgjedhurit e një shteti të organizojnë protesta në territorin e një shteti tjetër.
Në ndryshim nga kjo atmosferë e pazakontë e përkeqësuar në qarqet politike, humori popullor është, do të thoshim, krejt ndryshe.

Para disa javësh në Beograd u prezantua hulumtimi i opinionit publik mbi perceptimin e Sërbisë dhe sërbëve në Shqipëri, i kryer nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Ky hulumtim tregoi se 44% e qytetarëve shqiptarë, vlerësojnë se dy vendet kanë marrëdhënie normale, 20% që këto marrëdhënie janë të mira dhe 18% janë të këqija. Gjithashtu, 71 qytetarë vlerësojnë pozitivisht fluksin e shtuar të turistëve nga Sërbia.

Në hulumtimin e organizuar në kuadër të projektit të Qendrës së Përbashkët për Marrëdhënie Shqiptaro-Sërbe, i cili zbatohet qysh prej vitit 2015 në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Sërbi dhe Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, kanë marrë pjesë 1200 të anketuar.

Në prezantimin e saj, kryetarja e Lëvizjes Europiane të Sërbisë, Jelica Miniq tha se "nuk egziston problem gjeneral mes sërbëve dhe shqiptarëve. Problemet janë shkaktuar nga ambicjet politike dhe jo nga marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shqipërisë. Kjo tregon se marrëdhëniet mes dy popujve, në rajonin ku do të jetojmë akoma së bashku për një kohë të gjatë, mund të jenë të mira me kusht që të ndiqet politikë konstruktive”.

Në emër të institutit shqiptar, Ledion Krisafi tha se “në 10 vitet e fundit janë bërë gjëra të mira në studimet shqiptare e sërbe” çka kontribuon në përmirësimin e raporteve mes Sërbisë dhe Shqipërisë.  

Për 40% të të anketuarve marrëdhëniet me Sërbinë janë të rëndësishme, për 10% janë shumë të rëndësishme, ndërsa për 27% “nuk janë kaq të rëndësishme”.

Në vlerësimin se si duhet të jenë raportet mes dy vendeve në të ardhmen, 42% mendojnë se do të jenë të mira, ndërsa 37% se nuk do të ketë ndryshim.  

Dhe ja sesi shqiptarët e përjetojnë kërcënimin për vendin e tyre. 

Kërcënimi më i madh është Rusia me 38% të të anketuarve, pas tij Irani me 20%, ndërsa Sërbia është në vendin e tretë me 18%. 

Menjëherë pas Sërbisë është Greqia ku besojnë se është kërcënuese për 16% të të anketuarve.  

Çështja dominuese që rëndon raportet e të dy vendeve, sipas 53% të të anketuarve, është trashëgimia e armiqësisë historike dhe në vend të dytë është çështja e Kosovës me 45% e të anketuarve, ndërsa pas tyre qëndron mungesa e komunikimit mes qytetarëve të të dy vendeve dhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm ekonomik.

Pothuajse 60% e të anketuarve mendojnë se nisma “Ballkani i Hapur” përmirëson raportet e Shqipërisë me vendet e rajonit, ndërsa 40% e tyre besojnë se kjo nismë është pozitive për mbarë rajonin.

Perceptimi turistik është reciprokisht pozitiv. Zbulimi sërb i Shqipërisë nisi në kohën e koronës, kur Shqipëria nuk kërkoi PCR-test ndërsa kufijtë ishin të hapur falë nismës “Mini Shengen” e cila më vonë u shndërrua në “Ballkan të Hapur”.

Është e qartë se ka potencial për bashkëpunim në rajon, por mjetet dhe instrumentet janë të nevojshme për përmirësimin e tij.

Nuk duhet të themi se incidentet në Maqedoninë e Veriut dhe raportet greko-shqiptare, ndodhën fill pas shpalljes së përfundimit të nismës “Ballkani i Hapur”, as që këto procese mes tyre janë të ndërlidhura, por ka supozim të bazuar se heqja e hapësirës për marrëdhënie konstruktive dhe veprim të përbashkët, çel hapësirë ​​për keqkuptime dhe konfrontime.

Prandaj është e gabuar të prishësh të vjetrën përpara se të ndërtosh diçka e re.