Ambasada e Francës dhe Gjermanisë: Pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë sërbë u zhvendos me iniciativën tonë
Ambasada e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë njofton sot se me iniciativën e tyre, pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë sërbë në Luftërat Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore është zhvendosur nga varrezat ushtarake ortodokse në Prishtinë, në mënyrë që në këtë vend të vendoset një e re në shenjë për të kujtuar të gjithë luftëtarët e rënë mes viteve 1912 dhe 1918.
Në deklaratë bëhet e ditur se ambasadori francez dhe gjerman më 11 nëntor, në varrezat ushtarake kanë bërë nderimet e tyre për ushtarët e tyre të rënë.
“Kjo ditë shënon fundin e Luftës së Parë Botërore dhe siç nënvizuan ambasadorët Gero dhe Rode në deklaratat e tyre, nderimi i përbashkët i ushtarëve tanë që atëherë ishin armiq, mbart mesazh të fortë pajtimi. Kjo është dhe dita veteranëve francezë, ditë përkujtimore për të gjithë ushtarët tanë që humbën jetën e tyre në krye të detyrës. Gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht në vitin 2022, kjo ceremoni e përbashkët franko-gjermane është njollosur nga polemika në disa media në Kosovë për shkak të pllakës në nderim të ushtarëve sërbë që ranë mes viteve 1912 dhe 1918. Sërbia dhe Franca ishin aleate gjatë Luftës së Parë Botërore” bëhet e ditur në deklaratë.
Kjo polemikë, theksojnë ata, ishte e padenjë për kujtimin e të gjithë ushtarëve francezë, gjermanë dhe sërbë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, si dhe 18 ushtarëve francezë që ranë gjatë shërbimit të KFOR në mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Pllaka e re e vendosur në përkujtim të sakrificës së të gjithë ushtarëve francezë në Kosovë me iniciativë të Ambasadës së Francës dhe më pas, siç bëhet e ditur nga Ambasada, pllakata si shenjë respekti për ushtarët sërbë, u zhvendos vetëm disa metra me respektin më të madh pas njoftimit të Bashkisë.
"Kjo pllakë mbeti plotësisht e dukshme në të njëjtin vend, ashtu sikurse kushdo mund t’a shikojë në vend në imazhin bashkangjitur. Ambasada e Francës dhe Gjermanisë janë të zhgënjyera që ky gjest u keqinterpretua dhe u shkaktua për shfrytëzim politik. Ambasada e Francës shprehu shqetësim dhe është në kontakt me autoritetet. Do të vazhdojmë të bëjmë homazhe për të gjithë ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore” thuhet nga Ambasada.
komentet