Ambasada e SHBA në Prishtinë: Ngecja e vazhdueshme politike minon besimin tek institucionet kosovare

Ambasada SAD u Prištini
Burim: Ambasada SAD

Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë vlerësoi për Kosovo Onlajn se ngecja e vazhdueshme politike minon besimin tek institucionet kosovare dhe shtoi se do të donin të shikonin të gjitha grupet politike të bashkëpunonin në interes të qytetarëve.

"Po ndjekim me kujdes zhvillimin e ngjarjeve. Kjo ngecje e vazhdueshme politike minon besimin tek institucionet e Kosovës. Do të dëshironim të shikonim që të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë në interesin më të mirë të popullit të Kosovës", tha zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë për portalin tonë.

Kosova, pas mossuksesit për të zgjedhur presidentin dhe shpërndarejes së kuvendit, më 7 qershor do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Partitë politike të regjistruara në Kosovë janë të detyruara që deri më 7 qershor të informojnë Komisionin Qëndror Zgjedhor për pjesëmarrjen apo mospjesëmarrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.