Ambasada e SHBA: Vendimi i KQZ për Listën Sërbe në kundërshtim me të drejtën demokratike të qytetarëve të Kosovës
Vendimi i KQZ që nuk lejoi publikimin e rezultateve të zgjedhjeve për Listën Sërbe është në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve të Kosovës që demokratikisht zgjedhin përfaqësuesit e tyre, ka thënë për Kosovo onlajn në përgjigje zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.
“Çdo tentativë për të minuar këtë parim themelor, minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës“, theksohet në përgjigjen me shkrim zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë dhënë portalit tonë.
Komisioni Qëndror Zgjedhor (CIK) në mbledhjen e fundit nuk pranoi publikimin e rezultateve të zgjedhjeve për Listën Sërbe për të cilën kjo e fundit sot ka paraqitur ankimim në Panelin Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa.
“Në emër të Listës Sërbe është dorrëzuar ankimimi në Panelin Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa kundër vendimit antisërb antiligjor dhe diskriminues nga ana e Komisionit Qëndror Zgjedhor në të cilën refuzohet publikimi i rezultateve finale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për partinë tonë, pra u mohohet vota 42.759 sërbëve” behet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe.
Për rastin e vendimit të KQZ, sot ka reaguar dhe Misioni i OSBE në Kosovë ku bëri thirrje për rezpektimin e standarteve ndërkombëtare zgjedhore dhe publikimin transparent të rezultatit të votimeve.
“Misioni i OSBE në Kosovë bën të ditur se partia politike Lista Sërbe paraqiti ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankimime dhe Parashtresa për zgjedhjet, si përgjigje në atë çka Komisioni Qëndror Zgjedhor javën e kaluar nuk publikoi zyrtarisht votat e tyre të zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2025” bëhet e ditur në njoftim në rrjetin social X.
Me këtë temë është marrë dhe Kosovo onlajn, ndërsa bashkëbiseduesit tanë janë shprehur se me vendimin e KQZ tregohet dëshira e Vetvendojses për etiketimin e Listës Sërbe dhe ngre dyshimin se ky komision është bërë organ politik që pranon vetëm rezultatet që i pëlqejnë.
0 komentet