Andriq Rakiq: Nëse Prishtina vazhdon të refuzojë bisedimet, për Kosovën do të diskutohet më shpesh në Këshillin e Sigurimit
Menaxherja e programit të OJQ Iniciativa Shoqrore, Milica Andriq Rakiq, duke folur se cila do të jetë tema e raundit të ardhshëm të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës - heqja e dinarit apo vazhdimi i diskutimit për propozim-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, thotë se këto janë në thelb tema mjaft të ndërlidhura, me faktin se beson se Kosova dëshiron t'i trajtojë ndryshe.
“Një mënyrë për të zgjidhur problemin e dinarit pa pasoja serioze për serbët dhe komunitetet tjera në Kosovë, të cilat varen nga buxheti serb, është formimi i AKS. Çështja është që të formohet një institucion që do të njihet edhe nga Serbia edhe nga Kosova dhe përmes të cilit Serbia mund të vazhdojë financimin e papenguar, duke zgjidhur problemin e financimit të komuniteteve serbe në Kosovë nga Serbia. Pra, nuk janë domosdoshmërisht tema të ndara, por besoj se Kosova dëshiron t'i trajtojë ndryshe. Supozoj se llogaritja e qeverisë në Prishtinë ka qenë se me heqjen e dinarit mund t'i shfuqizojnë institucionet serbe në Kosovë pa e formuar AKS dhe pa i shndërruar në AKS”, thotë Andriq Rakiq.
Siç shton ajo, për momentin nuk ka njoftime se Prishtina është e gatshme ta diskutojë këtë në dialog.
“Dëgjuam se Albin Kurti ka thënë se do të shkoj në Bruksel vetëm për të nënshkruar marrëveshje dhe se e thërrasin vetëm kur të ketë diçka për të nënshkruar. Ka mundësi që, për shembull, Besnik Bislimi të largohet, dhe në atë nivel mes Bislimit dhe Petar Petkoviqit, pak mund të zgjidhet, në fakt në atë nivel nuk është zgjidhur asgjë në dy vitet e fundit. Por thotë se nëse Prishtina vazhdon t'i refuzojë këto takime, ata do të takohen gjithnjë e më shpesh në Këshillin e Sigurimit për të diskutuar për Kosovën, e cila supozoj se do të bëjë një kalkulim në një moment se nuk është politikisht e përshtatshme për interesat e Kosovës”, thekson Andriq Rakiq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha javën e kaluar në Mynih se ai pret një ftesë për në Bruksel "në ditët e ardhshme", por zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano ndërkohë njoftoi se BE "nuk ka asgjë në bazë të së cilës mund të shpallë një nivel të lartë dialogu”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë dje se ka marrë ftesë nga Brukseli për takim lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, por se ka refuzuar të marrë pjesë. Sipas tij, nuk është një takim në të cilin duhet të shkojë negociatori kryesor, “sepse çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut” dhe se ai do të shohë se kush do të shkojë.
komentet