Antonijeviq: Nga raporti i komisionerit shikohet përkushtim i shtetit për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën

Milan Antonijević
Burim: Kosovo Online

Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq, tha se projektligji mbi gjoja diskriminimin e shqiptarëve në "Luginën e Preshevës", që u paraqit në Kongresin e SHBA, është sinjal për forcimin e dialogut, por edhe për të treguar progresin e Sërbisë, duke bërë të ditur se raporti i përgatitur nga institucioni në krye të së cilit është, shikon përkushtim veçanërisht në jug të Sërbisë, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, raportoi Juronuz Sërbia.

"Ky është një sinjal, jo vetëm situata që po ndodh në këtë moment në Kongres. Ky është një projektligj, çështja është nëse do të miratohet dhe më vonë do të konfirmohet në Senat dhe do të nënshkruhet nga ana e presidentit. Ka shumë hapa, por ajo çka shteti i Sërbisë ka bërë vitet e kaluara, çka shikohet nga raportet që përgatit institucioni im, kjo në fakt është përkushtim veçanërisht në jug të Sërbisë, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me synim dialogun", tha Antonijeviq.

Ky i fundit tha se komisioneri për mbrojtjen e barazisë kishte ankesa që lidheshin me diskriminimin të cilat u zgjidhën.

"Ne, si institucion, kemi pasur ankesa të shumta që lidhen me diskriminimin. Qoftë për ndonjë grafit urrejtjeje që është hequr menjëherë, qoftë për mesazhe të tjera apo për çështje të arsimit që gjithashtu është i rëndësishëm dhe shumë të tjera, të gjitha ato çështje jetësore", tha Antonijeviq për Juronjuz Sërbia.

Nevojitet, thotë, të kryhet fushatë drejt të gjithë qytetarëve pasi të gjithë ata që jetojnë në territorin e Sërbisë, janë qytetarë të barabartë dhe fushata duhet të shkojë drejt tyre.

"E di që është përkthyer në shqip, kështu që sigurisht që i drejtohet edhe komunitetit shqiptar, por çdo institucioni, qoftë komisioneri për mbrojtjen e barazisë apo ministria, duhet t'u kushtojë vëmendje më të madhe të gjithëve në zonat vendore e veçanërisht atyre që gjithashtu kanë atë element ndoshta pak më shumë ndërkombëtarisht për Kosovën, për lobimin e fortë dhe Shqipërisë. Patët vizitën e Edi Ramës tek Kneset. Gjithashtu disa gjëra që po ndodhin në SHBA. Por Sërbia në kuadër të atij dialogu strategjik, mund ta çelë dhe këtë temë. Mendoj se do të ishte domethënëse, pastër vetëm për të treguar disi se çfarë po bëhet dhe se do të ishte sinjal për të gjitha institucionet se duhet t'i kushtojnë më shumë përkushtim. Shumë gjëra tashmë po bëhen", tha Antonijeviq.

Theksoi se afro 90% e atyre çka janë rekomuanduar-janë përmbushur në kohë të shkurtër.

"Ne jemi në terren, po bisedojmë, kemi patur trajnime të ndryshme dhe në arsim, pikërisht së bashku me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Kjo është shumë domethënëse. Gjithashtu dhe trajnim për paraqitjen e ankesës pasi të gjithë qytetarët e Sërbisë, mund të paraqesin ankesa sipas rregullores. Ne operojmë mbi këtë bazë, kemi masa të ndryshme që mund të marrim. Dhe ajo çka është domethënëse, ndoshta edhe për këtë çështje për të cilën po flasim sot, është se përqindje e madhe e këtyre rekomandimeve përmbushen nga autoritetet shtetërore. Më shumë se 80, afër 90% e atyre çka janë rekomanduar përmbushen në kohë të shkurtër”, tha Antonijeviq.

Kjo, shton, gjithashtu inicion disa zgjidhje sistemike, ndryshime në ligje dhe praktika, qoftë për përdorimin e gjuhës apo për disa çështje të tjera, sikurse njohja e diplomave.

"Këto janë të gjitha çështje që Sërbia po i zgjidh. Me të vërtetë ka këto zgjidhje konstruktive që të gjithë qytetarët e Sërbisë të jenë nga njëra anë të kënaqur me shërbimin e ofruar nga shteti që të ndihen të sigurt, të mos kenë asnjë pyetje, veçanërisht kur flasim për arsimin, sepse është më i ndjeshmi. Këta janë fëmijët tanë që shkojnë në shkollë dhe me të vërtetë duhet të kanë një sistem që i pranon plotësisht, u jep disa njohuri të reja, që ju të keni gjithashtu dhe brenda institucioneve përfaqësues të pakicës shqiptare", tha Antonijeviq.

Ky i fundit u shpreh se pasivizimi i adresave meriton vëmendje, por që për të gjitha këto çështje po punohet prej kohësh.

"Ne ende nuk kemi pasur ankesa në kjo fushë, por që kjo është një nga të drejtat më të rëndësishme, veçanërisht në këto periudha para zgjedhjeve. Nëse ka ndonjë trajtim të pabarabartë, ne do të reagojmë. Por kjo është dhe ftesë, ndaj do të shkojmë në javët e ardhshme, do të jemi në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë dhe do të bisedojmë me Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare. Mendoj se është e rëndësishme të hapet ky dialog, të kemi mbështetje tek institucionet në Sërbi, qofshin të pavarura-institucion komisioner apo tek ministritë dhe tek ata që zgjidhin disa çështje të tjera", theksoi komisioneri për barazi.

Shton se çështjet nuk duhen shtyrë nën tapet.

"Kjo çështje është shfaqur në publik dhe meriton vëmendje, nuk duhet të shtyrë nën tapet dhe aty ndoshta duhet të hapet dhe dialogu me ministrinë përkatëse që në këtë pjesë, mund të vendosë, nëse është MPB apo nëse po flasim për listat e zgjedhësve, disa çështje të tjera. Këto janë të gjitha tema të rëndësishme dhe mendoj se nuk ishte njoftimi i miratimit të këtij ligji që na zgjoi disi, por është punuar për shumë vite", vuri në dukje Antonijeviq.

Tha se është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi i shqiptarëve për përdorimin e institucioneve. "Po rritet ndërgjegjësimi për faktin se pakica kombëtare shqiptare mbështetet tek institucionet e Sërbisë. Po rriten kapacitetet e tyre dhe mundësia për të ushtruar të drejtat e tyre para institucioneve tona. Ndaj përmenda dhe ligjin që ka të bëjë me regjistrimin, pra legalizimin e objekteve, sepse dhe aty do të tregohet raporti dhe shpresoj se do të ketë reagim të madh nga pakica kombëtare shqiptare dhe të tjerët, se në këtë mënyrë do të tregohet dëshira e shtetit të Sërbisë për të qenë proaktiv, ndërsa nga ana tjetër, të gjithë qytetarët që jetojnë në të, të respektojnë ligjet. Dhe në atë mënyrë e lehtësojnë jetën për veten e tyre dhe rregullojnë shumë çështje, ndërsa çështjet e pronës, do t’a pranoni, janë ndër më të rëndësishmet", konkludoi Antonijeviq.

Më herët sot, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përshëndeti prezantimin në Kongresin e SHBA projektligjin rreth vlerësimit të diskriminimit në "Luginën e Preshevës", që kërkohet që Departamenti i Shtetit të raportojë mbi trajtimin e pakicave etnike nga ana e Sërbisë me fokus të veçantë tek shqiptarët në këtë rajon, si "njohje e rëndësishme institucionale e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, veçanërisht çështja e pasivizimit dhe hap i rëndësishëm drejt shqyrtimit serioz të këtyre çështjeve në nivel ndërkombëtar".

Një ditë më parë, ministri për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogun Social të Sërbisë, Demo Berisha, i përcolli dje kreut të Misionit të OSBE në Sërbi, Marcelo Peshko, se Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare, refuzon vazhdimisht çdo lloj dialogu dhe bashkëpunimi me ministrinë e linjës, duke shtuar se është i gatshëm të flasë sa herë që i përshtatet palës tjetër.