Avokat Mitroviq: Lirohet Dallibor Spasiq, do të mbrohet në liri
Burim: TV Most
Tekniku spitalor Dallibor Spasiq nga Mitrovica e Veriut i cili para një muaji u arrestua në Jarinjë, është liruar për t’u mbrojtur nga akuzat nën liri pas dhënies së detyrimit financiar, ka thënë për Kosovo onlajn avokati i tij Sërgjan Mitroviq.
Ky i fundit ka thënë se Prokuroria pati kërkuar zgjatjen e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, por këtë kërkesë gjykatësi nuk e aprovoi.
"Ne ofruam detyrimin financiar për lirimin e tij dhe gjykatësi pranoi propozimin e palës mbrojtëse. I dha urdhër burgut në Podujevë kur kryem pagesën, që Spasiq menjëherë të lihet i lirë ndërsa pjestarët e familjes kanë shkuar tek ai për t’a takuar. Pres që për disa orë ai të mbërrijë në Mitrovicë", ka thënë Mitroviq.
Dallibor Spasiq, tekniku spitalor nga Mitrovica e Veriut, u arrestua më 17 qershor në Jarinjë ndërsa ishte duke u kthyer nën shoqërinë e të shooqes dhe vajzës minorene, nga Sërbia qëndrore.
komentet