Avokat Petkoviq: Mbi klientin tim rëndon vepra e rrënimit të rendit kushtetues të Kosovës
Katërmbëdhjetë punonjës të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës i’u përgjigjën sot thirrjes për marrje në pyetje në stacionin policor në Ferizaj.
Avokati i të dyshuarit Z. J. Boban Petkoviq, konfirmon për Kosovo onlajn se klienti i tij akuzohet për rrënim të rendit kushtetues të Kosovës dhe pas dhënies së deklaratës do të kthehet në shtëpi.
Avokat Petkoviq thekson se të premten e 12 korrikut para mbarimit të orarit të punës 14 punonjës të administratës komunale të Shtërpcës që punojnë sipas sistemit të Republikës së Sërbisë morën ftesë për t’u dëgjuar në stacionin policor të Ferizajt dhe në fletëthirrje nuk thuhej se për çfarë akuzoheshin konkretisht.
"Konkretisht për klientin tim vepra penale që i është ngarkuar është rrënim i rendit kushtetues apo veprim antikushtetues. Pyetjes tonë a mundet që të na spegohet se cilat janë këto veprime antikueshtetuese, zyrtari policor na tha se meqenëse zyrtarët punonin sipas ligjeve të Sërbisë të cilat automatikisht bazohen në interpretimin e tij dhe kundër ligjeve të Kosovës, të gjitha këto ata i kuptojnë si veprime antikushtetuese. Në bazë të deklaratës së policisë, ata na thanë se Prokuroria për Krime të Rënda nga Prishtina i ka autorizuar të marrin deklarata lidhur me pretendimin e tyre se veprimet e tyre janë kundër rendit kushtetues të Kosovës” thotë Petkoviq.
Ky i fundit thekson se asnjë informacion nga Policia e Kosovës nuk kanë marrë çka do të thotë se procedura vijon.
Organi i përkuhshëm i Komunës së Shtërpcës është mbyllur më 07 korrik të vitit 2022 pas bastisjes së njësisë speciale të policisë kosovare ku prej godinës morën të gjithë dokumentacionin.
komentet