Bajer: Evropa duhet ta marrë seriozisht Serbinë, kush dëshiron stabilitet, nuk mund ta injorojë Beogradin

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Bajer, vlerësoi se Serbia nuk është një fqinj si çdo tjetër, por një faktor gjeopolitik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe se kushdo që dëshiron stabilitet dhe rend evropian në Evropën Juglindore nuk mund ta injorojë Beogradin.
Bajer theksoi se gjatë vizitës në Beograd ka biseduar me presidentin Aleksandar Vuçiq, përfaqësues të qeverisë, politikanë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, dhe se pamja që del nga kjo është shumë më komplekse sesa sugjerojnë komentet e zakonshme të politikës së jashtme.
„Po, ka protesta, kryesisht nga studentët, në numër të madh por në rënie. Po, ekziston një debat legjitim dhe i nevojshëm për standardet demokratike, lirinë e medias dhe sundimin e ligjit. Por Serbia nuk është në prag të kaosit apo luftës civile, por në një pikë kthese – ekonomikisht dinamike, strategjikisht e rëndësishme në politikën e jashtme dhe në plan të brendshëm në kërkim të drejtimit, rinovimit dhe orientimit“, shkroi Bajer në LinkedIn.
Çështja kyçe, siç thekson ai, nuk është nëse Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert Serbisë, duke shtuar se ato janë tashmë të hapura, por pyetja është „ a dëshiron Serbia me të vërtetë të kalojë përmes tyre“.
„Kjo kërkon më shumë sesa fjalë, kërkon hapa konkretë drejt sundimit të ligjit, pluralizmit dhe besueshmërisë ndërkombëtare“, theksoi Bajer.
Ai theksoi se gjatë vizitës në Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë në Beograd, i cili financohet nga BE, ka parë një shembull të fuqishëm se çfarë mund të mundësojë bashkëpunimi evropian.
„Aty punohet për të ardhmen, me rrjete, profesionalizëm dhe potencial të qartë për ndikim rajonal“, theksoi ai.
Në përfundim, Bajer tha se Evropa duhet ta marrë seriozisht Serbinë dhe njëkohësisht, edhe Serbia duhet të tregojë se e merr seriozisht Evropën.
komentet