Baliqi: Policia vetëm asistoi, komuna angazhoi kompaninë për të rilyer grafitët në qytet

Baljići
Burim: Kosovo Online

Togeri Erduan Baliqi, shef i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar për Kosovo online se aksionin e mëngjesit për rilyerjen e grafitëve dhe muraleve në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan e ka kryer një kompani e angazhuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, ndërsa roli i PK-së ka qenë vetëm asistencë.

“Roli i PK-së ka qenë asistenca për një kompani të autorizuar nga komuna që të lyejë grafitët në qytet. Ne ofrojmë asistencë për çdo agjenci të Kosovës që e kërkon këtë nga ne, ajo është përgjegjësia e tyre, ne ofrojmë vetëm asistencë, asgjë tjetër. Ne asistojmë vetëm për shkak të sigurimit të sigurisë, të gjitha këto kanë planet e tyre”, tha Baliqi.

I pyetur nëse Policia e Kosovës verifikon ligjshmërinë e këtyre aksioneve, Baliqi theksoi se kjo nuk është në kompetencën e tyre.

“Të gjitha këto agjenci dhe shërbime kanë juristët e tyre dhe njerëzit që merren me këtë, policia nuk është përgjegjëse për këtë”, shtoi ai.

Ekipi i Kosovo online ka hasur edhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, në shëtitoren e Mitrovicës.

I pyetur për të komentuar rilyerjen e grafitëve në mëngjes, ai tha shkurt: “Nuk di asgjë”.

Kur e informuam se nga policia pretendojnë se komuna ishte përgjegjëse për këtë aksion, ndërsa policia vetëm asistoi, Atiq nuk pati koment tjetër.

“Ndoshta, unë si kryetar nuk di asgjë”, u përgjigj shkurt Atiq.