Barac: Konventa e Vjenës nuk zbatohet për vendet me pavarësi të pjesshme
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Social, Srgjan Barac, ka vlerësuar se incidenti me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit është rezultat i aplikimit të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, e cila nuk vlen për vendet me pavarësi të pjesshme.
“Kur flasim për Konventën e Vjenës, flasim edhe për shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, për vendet që njihen. Këtu po flasim për një shtet të pjesshem dhe po flasim për presidentin e një shteti të pjesshem që nuk i ka të gjitha elementet e shtetësisë, prandaj edhe nuk mund të respektojë dhe të ketë privilegje në kapacitet të plotë”, tha Barac për Kosovo online.
Sipas tij, në bazë të raportimeve dhe deklaratave në aeroportin e Shkupit ka pasur një “keqkuptim” mes Osmanit dhe zyrtarve dhe se kjo ngjarje më pas është shndërruar në incident.
“Ndoshta ka pasur një keqkuptim të vogël në lidhje me rëndësinë e Vjosa Osmanit që ajo dëshiron ta ketë për vete dhe atë që ka vlerësuar zyrtari i Aeroportit të Shkupit, d.m.th. nga të dhënat e çantës, as nuk iu kërcënua privilegji i saj, por ata donin vetëm të kontrollonin çantën e saj. Me sa kemi parë, ajo e ka refuzuar dhe ka pasur një zënkë, e cila mund të jetë një lloj incidenti diplomatik, sepse atëherë shkon përtej praktikës së vendosur”, beson Barac.
Osmani fajëson sigurimin për incidentin, i cili, thotë, ka reaguar në mënyrë jodiplomatike.
“Do të konkludoja se ka pasur një mospërfillje, ndoshta, nga zyrtarët e Vjosa Osmanit, të cilët reaguan në atë mënyrë, do të thoja, jodiplomatike dhe i vendosën në një pozitë ku përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut ende duhet të mbrojnë zyrtarët dhe institucionet e tyre. Megjithatë, ata përfaqësojnë vendin e tyre dhe tregojnë se vendi i tyre ka një forcë të caktuar. Mund të nxjerrim një analogji nga ngjarjet e kaluara që janë hedhur në dritë. Në shumicën e rasteve ka një keqkuptim, domethënë humbet në përkthim”, shpjegoi Barac.
I pyetur nëse ky incident mund të interpretohet ndryshe, ky studiues nuk e përjashton mundësinë që të jenë “lojëra ndërshqiptare” se kush është figura qendrore në Maqedoninë e Veriut.
“Mund të jetë baza e tezës se dikush ka dërguar një mesazh për tia tërhijekur vëmendjen se ajo nuk është aq e mirëpritur. Nga ana tjetër, i gjithë procesi doli jashtë kontrollit. Këto janë vetëm lojërat e tyre. A është përfshirë Kurti, dikush tjetër dhe a ka dashur të dërgojë një mesazh se kush është në krye të Maqedonisë së Veriut për sa i përket faktorit shqiptar. Më mirë do ta lija nëse do të ishte një lojë mes tyre, ndaj le ta mbarojnë vetë”, përfundon Barac.
0 komentet