Baraliu: Dalja prej krizës është pranimi i kërkesave të SHBA dhe BE dhe zgjedhje të reja në veri

Mazlum Baraljiu
Burim: Kosovo Online

Profesori i të drejtës Kushtetuese nga Prishtina Mazllëm Baraliu thotë për Kosovo onlajn se duhet të përmbushen kërkesat të cilat i kanë vendosur SHBA dhe BE për de-eskalimin e situatës në veri dhe shton se për të dalë nga kriza aktuale, do të duhej të mbaheshin zgjedhje të reja në veri.

"Mendoj se zgjedhjet do të ishin dalje prej krizës. Duhet të shkohet drejt kësaj për të përmbushur kërkesat të cilat i ka vendosur bashkësia ndërkombëtare në radhë të parë në lidhje me zgjedhjet, sepse mendojnë se në këtë mënyrë qetësohet situata aktuale dhe do të ecet përpara drejt dialogut. Mendoj se qeveria gjatë ditës shqyrtoi propozimin e Ligjit për zgjedhje të parakohshme në veri. Nëse egziston vullnet i mirë që shumica e zgjedhësve sërbë në këto komuna të marrin pjesë, atëherë do të jetë mirë dhe sukses" ka thënë Baraliu.

Ky i fundit mendon se organizimi i zgjedhjeve të reja nuk duhet të sjellë ligj të ri.

"Mënyra e parë është që kryekomunarët e sapozgjedhur të pranojnë që të lirohen nga detyra. Po ashtu, egziston dhe mënyra tjetër dhe kjo është që 20% e elektoratit të atyre komunave, të nënshkruajnë një peticion që do t'i dërgohet kryetarit të kuvendit rreth pakënaqësive me punën e kryekomunarëve. Më pas peticioni i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e pas kësaj kryetarëve të Kosovës” sqaron Baraliu.

Ky i fundit shton se egzistojnë mënyra dhe mundësi vetëm se siç thotë ai, nevojiten më shumë kontakte me njerëzit për t’i sqaruar.

"Këtu mendoj edhe për qeverinë në Prishtinë por edhe për opozitën. Çdo parti pavarësisht nëse është e madhe apo e vogël, ka përfaqësuesit e vet të cilët duhet të komunikojnë me njerëzit dhe t’i bindin që për t’a egzistojnë mënyra sesi të ecet përpara për zgjidhjen e problemeve" thotë Baraliu.