Rama: Policia të tërhiqet nga godinat e komunës, duhen zgjedhje të reja

Kosovska policija u Zvečanu
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se policia e Kosovës duhet të tërhiqet menjëherë nga objektet komunale në veri të Kosovës, duke shtuar se shpallja e zgjedhjeve të reja është e nevojshme.

“Katër kryetarë komunash kanë përfunduar misionin e tyre. Sot duhen zgjedhje të reja dhe të shpallen sa më shpejt dhe të tregohet vullneti. Policia të tërhiqet menjëherë, nuk ka nevojë të ulen në ndërtesa bosh. Nëse trupat e huaja marrin kontrollin e veriut të Kosovës, kjo temë do të kthehet në tavolinë pas kushedi sa vitesh. Ky është një nga ato momente ku një minutë bën një vit, një orë një dekadë, dhe një ditë një shekull”, tha Rama në konferencën për media ku bëri të ditur se kishte dërguar propozimin për Draft Statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe Presidentit francez Emanuell Makron dhe kancelarit gjerman Ollaf Shollc.

Rama shpjegoi se është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë një zgjidhje ideale, por se është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar, autoret e të cilit janë ekspertë amerikanë dhe evropiane dhe që respekton të gjitha arsyet e krijimit të Bashkësisë.