Baraliu: Ka patur mosmarrëveshje, por Amerika nuk do të tërhiqet prej Kosovës
Burim: Kosovo Online
Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu beson se raportet e Kosovës me Perëndimin nuk kanë rënë në nivelin më të ulët, pasi sikurse thotë marrëdhëniet mes vendeve varen pikësëpari nga interesi si strategjik ashtu dhe ekonomik e politik.
“Rreth disa gjërave ka patur mosmarrëveshje dhe si pasojë e kësaj kemi në fuqi masa sikurse tha ndaj qeverisë, ndërsa dikush thotë se këto janë sanksione. Qindra milionë dollarë e euro nuk i janë dhënë Kosovës ndërsa ishin parashikuar që t’i jepeshin si kredi, subvencione apo ndihmë” bën të ditur ai.
Ndërkaq, ka opinion se Amerika nuk do të tërhiqet nga Ballkani as dhe nga Kosova dhe që raportet nuk janë seriozisht të prekura ndonëse për gjëra të caktuara qëndrimet nuk kanë qenë të njëjta.
“Meqenëse në marrëdhëniet ndërkombëtare interesi kalon mbi gjithçka, nuk shikoj që amerikanët janë tërhequr pasi Ballkani dhe Kosova është në zonën e interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” ka thënë Baraliu.
0 komentet