Baraliu: Vendimi i Gjykatës së Lartë është precedent i rëndësishëm por që nuk ka pasoja të gjera juridike
Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu vlerëson se vendimi i Gjykatës së Lartë të Kosovës ku konfirmon se deputetët e Kuvendit nuk munden që njëkohësisht të ushtrojnë dhe funksion në pushtetin egzekutiv, është precedent i rëndësishëm por që ka lidhje me rastin konkret dhe nuk ka pasoja të gjera juridike.
Gjykata Kushtetuese anuloi udhëzimin administrativ të ministrit të financave Hekuran Murati për kasat fiskale nën spegimin se ai nuk mundet që njëkohësisht të jetë deputet dhe të ushtrojë funksionin e ministrit. Baraliu tha se fjalë është për një situatë konkrete dhe jo për krizën e re politike.
“Fjala është për rastin konkret dhe kur bëhet pyetja nëse do të ketë efekte në subjekte të tjera-përgjigja është që jo. Rreth kësaj çështjeje edhe më herët ka patur dilema dhe mes ish partive opozitare politike dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë dhe opinionit publik-që funksioni i deputetit është i papajtueshëm me funksionin e ministrit madje dhe kryeministri. Është vendosur shumë herë dhe për opozitën kjo është e papranueshme” ka thënë Baraliu për Kosovo onlajn.
Ai tha se edhe nëse subjekte të tjera do të jenë të goditur nga vendime të ngjashme të qeverisë, do të mund t’i drejtohen gjykatës.
“Vendimi i Gjykatës së Lartë është i atillë që ka të bëjë vetëm me sistemin e deklaratave fiskale dhe subjekteve ekonomike dhe nuk ndikon në raste të tjera. Nëse edhe subjekte të tjera do të prekeshin nga një vendim i tillë i Ministrisë së Financave dhe Transferimeve, atëherë edhe ato do të kishin të drejtë të ngrinin padi në Gjykatën e Lartë. Fjala është për mosmarrëveshje administrative dhe meqenëse egziston një precedent, gjykata mund të marrë vendim të ngjashëm edhe në rastet e tjera. Kështu vendimi ka efekte juridike vetëm në këtë rast konkret”, spegon profesori.
Pyetjes nëse ky vendim mund të ndikojë tek masat aktuale ose të ardhshme të qeverisë që kanë lidhje me komunitetin sërb, Baraliu thotë se "nuk ka vendime diskriminuese dhe as nuk mund të ketë" dhe se çdo vendim i tillë do të duhej të kundërshtohej.
"Vendimet diskriminuese ndaj cilido komuniteti nuk duhet të egzistojnë. Nëse ato ndodhin, çdo qytetar ka të drejtë t'i kundërshtojë-qoftë në nivel administrativ ashtu dhe para gjykatave të rregullta, përfshirë Gjykatën Kushtetuese të Kosovës", thotë Baraliu.
0 komentet