Barjaktari: Valuta në Kosovë duhet të jetë e caktuar me ligj të veçantë

Ardian Bajraktari
Burim: Kosovo Online

Avokat Ardian Barjaktari thotë për Kosovo onlajn se përdorimi i euros në Kosovë është vendosur qysh prej kohës së administratës së Unmik, ndërsa valutën Kosova duhet t’a përcaktojë përmes ligjit të veçantë.

"Sipas nenit 11 të Kushtetutës përcaktohet se në Kosovë përdoret vetëm euro si e vetmja valutë, ndërsa në nenin 16 të Ligjit të Bankës Qëndrore thuhet se ligji do të përcaktojë se cila monedhë do të jetë në përdorim. Nuk e di nëse egziston ndonjë dispozitë e veçantë ligjore që përcakton se cila është valuta e vetme në Kosovë. I vetmi autoritet për vendosjen e rregullave është Banka Qëndrore, por çështja e valutës duhet të përcaktohet me ligj të veçantë”, thotë Barjaktari.

Kur është fjala rreth përdorimit të euros në Kosovë, siç thotë ai, duhet pasur parasysh fakti se para shpalljes së pavarësisë së Kosovës UNMIK kishte juridiksion dhe se egziston rregullore përkatëse e UNMIK e cila përcaktonte se euro është valuta e vetme në Kosovë.

“Pra, euro në Kosovë u vendos në kohën e Unimk. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, vendi ynë mori disa detyrime, prej të cilave disa u miratuan nga përfaqësuesi special i KB” thotë Barjaktari.

Rreth asaj nëse egziston marrëveshje zyrtare me BE që valuta në Kosovë të jetë euro, ai thotë se beson se rreth përdorimit të euros si valutë e vetme nuk ka kundërshtime.

“Sa i përket euros, në Kosovë nuk ka pasur asnjë dilemë dhe reagimet e Bashkimit Europian dhe SHBA kanë të bëjnë me koordinimin dhe dhënien e hapësirës për periudhë tranzitore për të përgatitur një pjesë të komunitetit sërb që jeton në Kosovë” bën të ditur Barjaktari.