BE: Me keqardhje ndjekim zhvillimet e fundit, presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Burim: RTK
Zëdhënësi i BE në përgjigjen me shkrim për Kosovo onlajn vuri në dukje se Brukseli ndjek me keqardhje zhvillimet e fundit në Kosovë.
"Me keqardhje ndjekim zhvillimet e fundit. Tani presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese“, bêhet e ditur në përgjigjen e zëdhënësit tê BE për portalin tonë.
Presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin nën arsyetimin se deri më 5 mars nuk u zgjodh presidenti i ri.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh sot në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, se dekreti për shpêrndarjen e Kuvendit ështe jokushtetues dhe se Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim nëse mund që të mbahen zgjedhje të reja. Ai i ka përcjellë Gjykatës Kushtetuese kërkesë që të vlerësojë nëse deputetët që nuk ishin në seancën e mbrëmjes të parlamentit kanê shkelur Kushtetutën.
0 komentet