BE: Mirëkuptojmë plotësisht shqetësimin e banorëve në veri
Për rastin e bastisjes së Policisë Kosovare tek ambientet e sigurisë së QKS në Mitrovicën e Kosovës dhe Shtëpinë e Shëndetit, Zyra e Unionit Europian në Kosovë njoftoi se i kupton plotësisht shqetësimet e popullsisë në veri, duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit shëndetësor për çdo komunitet.
Në përgjigjen e Zyrës për BE Kosovo Onlajn u theksua se të gjitha veprimet që mund të ndikojnë në punën e institucioneve shëndetësore duhet të shmangen në përputhje me detyrimet e Kosovës ndaj BE.
Kujtojnë se BE shumë herë ka theksuar se statusi i institucioneve shëndetësore në Kosovë të cilat menaxhohen nga Sërbia duhet të zgjidhet në përputhje me dialogun që ndërmjetëson BE, me marrëveshjet e arritura në të dhe me ligjet kosovare.
"Duke pasur parasysh rëndësinë e kujdesit shëndetësor për çdo komunitet, kuptojmë plotësisht shqetësimet e popullsisë në veri. Të gjitha aksionet që mund të ndikojnë në punën e institucioneve shëndetësore, duhet të shmangen në përputhje me detyrimet e Kosovës ndaj BE", thuhet nga Zyra e BE.
Pjestarët e Policisë Kosovare bastisën mbrëmjen e djeshme ambientet e sigurisë së QKS të Mitrovicës së Kosovës dhe Shtëpinë e Shëndetit të Mitrovicës së Veriut, pas së cilës Lista Sërbe kontaktoi ambasadat e të gjitha vendeve të Pesëshes, Misionin e BE, Unmik, OSBE dhe KFOR duke kërkuar që anëtarët e KFOR dhe EULEKS të vendosen në afërsi të institucioneve shëndetësore dhe arsimore si çështje urgjente dhe në këtë mënyrë të parandalojnë ndërhyrje të tilla që rrezikojnë punën e institucioneve dhe kurimin e qytetarëve.
0 komentet