Millenkoviq: Aksionet e fundit të policisë shkaktojnë frikë më shumë, shëndetësia dhe arsimi nuk mund të jenë pjesë e fushatës elektorale
Marko Millenkoviq nga organizata joqeveritare “Iniciativa e Re Shoqërore” ka thënë për Kosovo onlajn se aksionet e fundit të Policisë Kosovare-bastisja në QKS Mitrovica e Kosovës dhe Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Veriut, shkaktojnë pasiguri dhe frikë të mëtejshme mes banorëve pasi komuniteti sërb momentalisht më shumë e shqetëson pikërisht çështja e funksionimit të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe dy sektorët kyç prej të cilëve varet jeta e përditshme e njërëzve dhe egzistenca e tyre.
"Kjo që pamë, është veprim surprizues që shqetësoi më tej popullsinë dhe punonjësit e Qendrës Klinike Spitalore. Ne disa muaj më herët kemi patur disa aksione që kanë qenë mjaft të ndjeshme ndaj sektorit shëndetësor, mendoj për klinikat private, farmacitë, fondit PIO dhe fondit të shëndetësisë. Mendoj se këto gjëra që janë të njëanshme dhe që vijnë disi të paparalajmëruara vetëm sa sjellin frikë dhe nervozizëm të mëtejshëm mes popullatës vendore dhe kanë për qëllim vetëm promovimin politik dhe mbledhjen e pikëve para zgjedhjeve të ardhshme vendore", tha Millenkoviq.
Ky i fundit paralajmëroi se do të ishte veçanërisht shqetësuese nëse arsimi dhe shëndetësia do të përdoren si çështje të fushatës politike.
"Me gjasa në mungesë të rezultateve të tjera dhe fokusimit në disa gjëra kyçe, kemi sërish fokus në veri, këtë herë edhe në arsim e shëndetësi. Ky është një fakt shqetësues. Shikojmë veprime të reja të Policisë Kosovare, brutalitet të ri, lëvizje të reja të njëanshme që do të kërcënojnë funksionimin normal të komunitetit sërb dhe me të vërtetë nuk shikoj se si dhe në çfarë mënyre do të kapërcehen këto probleme", tha Millenkoviq.
Ky i fundit tha se në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit, është parashikuar që shëndetësia dhe arsimi të integrohen përmes formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se anashkalimi i këtij proçesi krijon komplikime të mëtejshme.
"Bashkësia e Komunave Sërbe është kornizë për integrimin e të gjitha institucioneve që punojnë brenda sistemit të Republikës së Sërbisë në sistemin kosovar dhe mendoj se është e rëndësishme të mos anashkalohen këto hapa. Ajo që kemi pasur nga Qeveria e Albin Kurtit, është se qëndrimet dhe marrëveshjet nga dialogu po keqpërdoren, përdoren narrativat dhe integrimi i mundshëm si diçka që çon tek sundimi i ligjit dhe këto lëvizje të njëanshme çojnë vetëm në izolim dhe vështirësi në aksesin tek shërbimet themelore të komunitetit sërb. Është me të vërtetë e rëndësishme që të kemi qasje më të fortë të bashkësisë ndërkombëtare në aspektin e presioneve, lëvizjeve konkrete. Ajo çka kemi pasur prej administratës amerikane është një lloj reagimi konkret në periudhën e mëparshme", vuri në dukje Millenkoviq.
Sipas fjalëve të tij, rolin kyç në këtë moment e ka dhe bashkësia ndërkombëtare, presioni i të cilit mund të frenojë veprimet e planifikuara të institucioneve kosovare.
"Gjëja kryesore në këtë moment është se kemi bashkësi ndërkombëtare të shkëlqyer. Ndikimi i vetëm i bashkësisë ndërkombëtare në një farë mënyre mund të ndryshojë qasjet e aktorëve politikë dhe të frenojë veprimet që ka në plan Vetëvendosja. Është e rëndësishme që të kemi bashkësi ndërkombëtare të guximshme me vija të kuqe të qarta, me qasje të qartë që mund të ndalojë lëvizje të tilla të njëanshme që do të jenë në dëm të komunitetit sërb”, konkludoi Millenkoviq.
0 komentet