BE: Procesi i çertifikimit të listës të bazohet në standarde ligjore jo në konsiderata politike
Burim: Reporteri
Unioni Europian shpreh keqardhjen që Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës nuk çertifikoi kandidatët e Listës Sërbe dhe tha se procesi do të duhet të bazohet në standarte dhe procedura ligjore e jo në konsiderata politike, transmeton Koha.
Nga Unioni Europian theksohet se të gjithë kandidatët e kualifikuar do të duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me ligjet e Kosovës dhe me aplikim të barabartë.
“Proçesi i çertifikimit do të duhet të bazohet në standarte dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin dhe jo në konsiderata politike. Procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike” bëhet e ditur në përgjigjen e BE.
Unioni pret prej KQZ dhe anëtarëve të tij që “me të gjithë mekanizmat e aplikueshëm, të sigurohet proces zgjedhor gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar zgjedhësve kosovarë të shprehin qartë zgjedhjen e tyre”.
0 komentet