Bërnabiq me Hristodhulidhisin: Faleminderit Qipros për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë
Sërbia dhe Qipro kanë të njëjtin qëndrim kur është çështja e respektimit të të drejtës ndërkombëtare, ka vlerësuar kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq gjatë takimit me presidentin e Qipros Nikos Hristodhulidhis dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros në sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë.
Bërnabiq vlerëson se dy vendet janë të lidhura vendosmërisht në miqësi, afërsi e vërtetuar historikisht dhe solidaritet i dy popujve, bazuar në mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen e ndërsjelltë afatgjatë, është bërë e ditur nga Qeveria e Sërbisë.
Theksohet se rreth përkushtimit në avancimin e marrëdhënieve e dëshmon dhe mbajtja e seancës së tretë të përbashkët mes dy qeverive dhe shprehu bindjen se memorandumet e nënshkruara mes ministrive të Sërbisë dhe Qipros, do të kontribuojnë tek bashkëpunimi i fortë, mbi të gjitha në fushën e arsimit, shkencës, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit.
Bërnabiq vlerësoi se mundësia më e madhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik është rritja e investimeve direkte qipriote në ekonominë e Sërbisë dhe ftoi kompanitë qipriote që të investojnë në numër në tregun sërb.
Kryeministrja shprehu pritshmërinë e saj që krahas rritjes së shkëmbimit tregtar, të merret në konsideratë edhe bashkëpunimi në fushën e energjisë, bujqësisë dhe turizmit, në të cilat dy vendet kanë potencial të konsiderueshëm.
Presidenti Hristodhulidhis tha se Qipro është e përkushtuar për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe përcolli mbështetjen e vendosur për Sërbinë në rrugën e saj europiane, duke pasur parasysh se vetëm një politikë e tillë siguron stabilitet në rajon dhe Europë.
0 komentet