Bërnabiq: Opozita nuk lufton për Kosovën e Metohinë, por kundër Vuçiqit
Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë se në Bruksel asgjë nuk është nënshkruar dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit në selinë e BE, ka ripërsëritur linjat e kuqe të Sërbisë të cilat janë jo anëtarësim të Kosovës në KB dhe jo njohje të saj, transmeton Kurir.
"Për presidentin e Sërbisë nuk ka pushim. Nesër është datëlindja e tij por ai do të fluturojë me avion drejt Katarit për të siguruar investime të tjera", ka thënë Bërnabiq.
Siç nënvizoi kjo e fundit, këtë javë janë shënuar sulme kulminante “nga më brutalet” ndaj Vuçiqit.
"Po bëhet gjithçka e mundur për të rënduar pozitën e Sërbisë. Pavarësisht nga të gjitha akuzat, mashtrimet, lufta. Njeriu për ne në Sërbi, fitoi kohë shtesë paqeje dhe stabiliteti" ka shtuar Bërnabiq.
Kjo e fundit shtoi se opozita kishte njoftuar se Vuçiq do të nënshkruante kapitullimin në Bruksel.
"Para Sërbisë ka qenë një takim i vështirë, mediat e manjatëve dhe opozita kanë bërë gjithçka kanë mundur, gjithçka me forcën që kanë të rëndojnin pozitën e Sërbisë. Ajo çfarë ata dëshirojnë është dobësimi i Vuçiqit për çështjen e K&M, por duhet t’a dinë se ky është dobësim për Sërbinë. Kur Aleksandar Vuçiq u kthye prej Brukselit, atëherë thanë se nuk kanë thënë kurrë se do të firmoste", ka thënë Bërnabiq.
Kryeministrja ka vlerësuar se bëhet fjalë për “dozë të paparë pafytyrësie”.
"Ata (opozita) nuk luftojnë për Kosovën e Metohinë, ata po luftojnë ndaj Aleksandar Vuçiqit si ata që janë pro NATO-s dhe ata që janë kundër saj. Ata luftojnë për interesa personale. Ky është dobësim për Sërbinë, e ndërkohë ata u përpoqën të destabilizojnë situatën në vend edhe para udhëtimit të presidentit në Bruksel” ka thënë Bërnabiq.
Siç tha ajo, manjatët e mediave nuk punojnë për interesat e popullit, por për interesat e fuqive të huaja, ku shtoi ajo, nuk është rasti kur është fjala për presidentin e Sërbisë dhe politikën e tij.
"Ata e gënjejnë popullin dhe thonë se do të mohojnë gjithçka që ka thënë Vuçiq. Pas kësaj, kur u kthye nga Brukseli, dëgjuam gjë 'ndjesë' prej tyre? As Vuçiqit, të cilit i detyrohen kaq shumë, as popullit të Sërbisë, të cilit i detyrohen edhe një ndjesë, kur thanë se do të vinte Dita e D“ ka sqaruar Bërnabiq.
Siç theksoi ajo, "kështu bëhet Sërbia sipas faktorit të jashtëm, pa shumicë të qëndrueshme në parlamentin sërb”.
„Kështu ka qenë Sërbia dikur dhe tani Sërbia është shtet i pavarur”, ka thënë Ana Brnabiq në programin e mëngjesit në TV Pink.
Kryeministrja tha se në Bruksel kanë ndodhur tri gjëra të rëndësishme.
“Asgjë nuk është nënshkruar, akoma më e zëshme të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare thonë se pika e parë e rendit të ditës, është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe aty ai përsëriti vijat tona të kuqe-jo Kosovë në OKB dhe jo njohje të Kosovës”, shtoi ajo.
Duke komentuar reagimet e mediave të Prishtinës pas takimit në Bruksel, Ana Bërnabiq ka thënë se edhe politikanët në Prishtinë kanë theksuar se Vuçiq po ruante vijat e kuqe të Sërbisë.
“Haki Abazi është një politikan me ndikim jo vetëm në K&M, por dhe në kuadrin ndërkombëtar. Është ai që që financon Sava Manojlloviqin dhe organizata të tjera pothuajse joqeveritare këtu. Ai tha se BKS është litar në qafën e Kosovës dhe tani shikoni: Në vitin 2013 Vuçiq sajoi BKS dhe e futi në marrëveshjen e Brukselit. Askush nuk e besoi, askush nuk e pa vlerën. Kjo tregoi sesa shtetar i mençur dhe dinak është. Njeriu futi diçka që vetëm ai dhe vetëm ai e dinte, se 10 vite më vonë do t’u thyhej shtiza në dorë”, thotë Bërnabiq.
Kjo e fundit kujtoi se “janë ata që në vitin 2001, liruan nga burgu 1891 terroristë shqiptarë duke etiketuar si tradhëtar presidentin”.
"Ata kanë qenë nën gjykim e më vonë i liruan. Kam dokumentet e tyre për rastet në fjalë. Liruan efektivët e grupit të Jabllanicës, grupit të Gjilanit, Kurtin, këtu janë vrasës të rrezikshëm. Sot kemi dëgjuar prej ish PDS(DSS) sot PDS e re ashtu sikurse më herët ka thënë Sllobodan Samarxhiq „pothuajse gjysmë i pafajshëm". Po edhe sikur gjysma e tyre të ishin të pafajshëm, ju lini të ikin vrasësit, përdhunuesit, njerëzit që trafikonin organe. Vetë Jovanoviq thotë se nuk beson se e kanë kërkuar, se nuk ka pasur presione. Vetë pajtuesit dëshironin të liroheshin për shkak të marrëdhënieve më të buta me Perëndimin”, tha Bërnabiq.
Ajo shtoi se disa prej tyre sot ndodhen në Hagë.
"Imagjinoni atëherë sa kriminelë janë. Dhe ata i lanë të lirë përmes një amnistie të cilën Koshtinica e firmosi. Përfundimisht që prej 17 marsit të vitit 2002, ata të gjithë duhej të liroheshin. Atë ditë më 17 mars, dy vjet më vonë, fillon persekutimi i sërbëve në K&M. Dhe çfarë bën Jovanoviç? E mbushi me gjoks pule", ka theksuar Bërnabiq.
Kjo e fundit theksoi edhe faktin se në vitin 2004 ata që sot e quajnë Vuçiqin tradhtar, ishin në pushtet dhe në krye të ushtrisë, tha kryeministrja e Sërbisë.
"Djegijet e manastireve, nga vrasjet, dëbimet, mbijetuan vetëm ata që strehoi KFOR. Kjo ishte hera e vetme kur KFOR qëlloi ndaj terroristëve shqiptarë. Ishin Jeremiq, Tadiq, Ponosh... Ai ishte një bullonë në ushtri, e më pas u bë dhe gjeneral me pasaportë kroate. Në atë kohë të gjithë këta kanë qenë në pushtet. Kjo nuk zgjati 12 orë, kështu që nuk mund të organizoheshe. Këtë ju e keni parë nga kabineti juaj në Beograd. Kjo dhunë zgjati mbi dy ditë, në 70 orë Beogradi nuk bëri asgjë. Dhe sot po këndojnë, u‘a marin këngës, duke shpërthyer nga patriotizmi”, tha Bërnabiq.
Siç theksoi ajo, sot Sërbia është një partner më i fortë dhe më i besueshëm.
"Për sa kohë që fjala e Aleksandër Vuçiqit respektohet dhe dëgjohet, Kurti nuk mund t'i gjobisë për rregjistrimin e targave sërbët në K&M dhe Maqedoni. Atëherë u lejuan të dëboheshin mbi 4000 sërbë, ku gjashtë gjytete u spastruan etnikisht. Lëshuan pesë raketa mbi popullin e Deçanit. Manastiri në Sërbicë, Virgjëresha e Ljevishkës, po njësoj në Prizren, Katedralja. Gjithçka u dogj, u shkatërrua dhe tani prej garancisë së Beogradit, po rrahin gjoksin si atdhetarë. Tashmë tani ata do të shkonin në K&M, thjesht u duhet një test PCR negativ”, shtoi Bërnabić.
Kjo e fundit ka komentuar edhe deklaratën e Piter Stanos se tema e dialogut nuk është “njohja reciproke”, por “normalizimi i marrëdhënieve”.
“Për këtë luftoi Aleksandar Vuçiq, ashtu siç luftoi për BKS”, tha kryeministrja dhe kujtoi gabimin e ish-qeverisë në vitin 2010 që negociatat për K&M t'i zhvendosin nga OKB në BE, ashtu sikurse dhe marrëveshjen nga viti 2011 për vendosjen e vendkalimeve administrative. Ata gjithashtu dhanë atë që kurrë nuk u kërkua”, përfundoi Bërnabić.
komentet