Daçiq me Piçin: Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka theksuar gjatë takimit me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç dhe ministrin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad of Wimbledon, se Serbia vlerëson mirëkuptimin e pozitës së Serbisë në lidhje me Kosovën, si dhe vlerësimin objektiv të situatës së krijuar rishtazi.
Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës po pengojnë rrjedhën e mëtejshme të bisedimeve, por se Serbia mbetet e vendosur në politikën e saj të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon pavarësisht provokimeve.
Daçiq foli me Piçin dhe Ahmadin në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe energjisë, çështjen e Kosovës dhe Metohisë, luftën në Ukrainë, si dhe çështje të tjera aktuale ndërkombëtare, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit u shpreh interesi për përmirësimin e dialogut politik në nivel të lartë dhe më të lartë në periudhën e ardhshme.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka mundësi shtesë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe.
komentet