Daçiq: Plani i Kurtit është eskalimi, Prishtina e pakënaqur me negociatat

Ivica Dačić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq vlerësoi se në bashkësinë ndërkombëtare egzistojnë përpjekje të vazhdueshme që për krizën në Kosovë të fajësohen të gjithë përfshirë edhe palën sërbe ndonëse është e qartë se përgjegjësia nuk bie mbi Beogradin duke shtuar se egzitojnë dyshime se plani i kryeministrit kosovar Albin Kurti nuk është de-eskalim, por eskalim pasi siç thotë ai, Prishtina nuk është e kënaqur me negociatat, transmeton Kurir.

Daçiq, një ditë pas takimit të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, si dhe dialogut teknik mes negociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Llajçak, tregoi se në bashkësinë ndërkombëtare në vend që të bëhet presion ndaj atij që shkakton eskalim, bëhet thirrje tek të dy palët që të qetësohen.

"E dini sesi shkon kjo, fillojnë të negociojnë për diçka konkrete dhe më pas vjen eskalimi. E më pas në bashkësinë ndërkombëtare, në vend që të bëjnë presion ndaj atij që shkakton këto eskalime, u bëjnë thirrje të gjithëve që të qetësohen, ndërsa pala sërbe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ne kemi dyshime të mëdha se de-eskalimi në përgjithësi nuk është plan i Kurtit por eskalimi, sepse ata janë jashtëzakonisht të pakënaqur me negociatat. Presin vetëm kur Sërbia do të njohë pavarësinë e Kosovës” ka thënë Daçiq.

Deklaratat e zyrtarëve kosovarë ai i ka vlerësuar si cinizëm i lartë. 

Siç thotë, ministrja kosovare e punëve të jashtme Donika Gërvalla në takimin e fundit në Bruksel në të cilën merrte pjesë edhe vetë Daçiq, kritikoi zyrtarët e Bashkimit Europian se nuk punojnë mjaftueshëm në atë që Sërbia të njohë Kosovën dhe që dialogu po ecën në drejtimin e gabuar. 

"Ishte kaq e pakëndshme saqë asaj në fund Zhozef Borelli i fiki mikrofonin. Por kjo nuk pati kurrëfarrë efekti në terren” ka shtuar Daçiq. 
Ky i fundit theksoi se Gërvalla në seancën e Këshillit të Sigurimit ka thënë se Kosova është “vendi më demokratik si pjesë e Ballkanit Perëndimor".

"Dhe ju jeni në dilemë nëse ata me të vërtetë kështu mendojnë çka do të ishte problem i madh sesa të gënjenin dhe këtë e bëjnë përmes qëllimeve propagandistike. Nëse me të vërtetë e mendojnë kështu, ky është problem i madh. Populli sërb ndodhet në një prej periudhave më të vështira të dekadave të fundit. Atyre u krijohet përshtypja se atje nuk ka jetë për ta, çka është synimi i Kurtit”, tha Daçiq.