Departamenti i Shtetit: Anëtarësimi në programin Artemis është shembull i një epoke të re dhe premtuese në marrëdhëniet SHBA-Serbi

Ministar spoljnih poslova Marko Đurić potpisuje Artemis sporazum
Burim: Kosovo Online

Departamenti i Shtetit i ka uruar Serbisë për anëtarësimin në Marrëveshjen Artemis, duke vlerësuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përfaqëson një shembull të një epoke të re dhe premtuese në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Departamenti i Shtetit theksoi se Serbia është vendi i 69-të që deri më tani ka nënshkruar marrëveshjen, duke u zotuar për përkushtimin e saj ndaj eksplorimit dhe përdorimit paqësor të hapësirës.

Në njoftim, Departamenti i Shtetit rikujton se ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka nënshkruar marrëveshjen në selinë e NASA-s, Qendrën Mary W. Jackson në Uashington.

Në ceremoni, siç thuhet në njoftim, morën pjesë zëvendësadministratori i NASA-s, Metju Anderson, si dhe ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit për Oqeanet dhe Çështjet Ndërkombëtare të Mjedisit dhe Shkencës, Uesli Bruks.

Departamenti i Shtetit thekson se “kjo arritje përfaqëson një shembull të një epoke të re dhe premtuese në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, si dhe të përkushtimit të përbashkët për ndërtimin së bashku të një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë”.

“Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera themeluese krijuan Marrëveshjen Artemis në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, me qëllim që ajo të shërbejë si një grup parimesh praktike për udhëheqjen e eksplorimit të përgjegjshëm të hapësirës. Serbia iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe 67 vendeve të tjera në konfirmimin e parimeve të Marrëveshjes për aktivitete të qëndrueshme civile në hapësirë. Departamenti i Shtetit dhe NASA udhëheqin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për informimin dhe zbatimin e Marrëveshjes”, thuhet në njoftim.