Dita e dhjetë e protestës së serbëve në Zveçan
Serbët sot vazhdojnë protestën e tyre paqësore para ndërtesës së komunës së Zveçanit.
Kanë kaluar 13 ditë nga bastisja e njësive speciale policore në objektet e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit dhe sot është dita e dhjetë e protestës së banorëve të Zveçanit të cilët dëshirojnë që njësitë speciale të tërhiqen nga veriu Kosovës dhe që punëtorët e komunës të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës.
Qytetarët kërkojnë edhe lirimin nga paraburgimi të dy serbëve të arrestuar, Dushan Obrenoviq dhe Radosh Petroviq.
Punëtorët e kësaj komune kanë nënshkruar edhe paraditen e sotme evidencën e punës. Njësitet speciale të Policisë së Kosovës ende gjenden brenda ndërtesës së komunës, ndërsa ushtarët e KFOR-it janë të vendosur jashtë.
Dy ditë më parë, pjesëtarët e KFOR-it i hoqën pjesërisht telat me gjemba që ndodheshin në rrugën kryesore që të çon në ndërtesën e komunës dhe para së cilës janë mbledhur numri më i madh i qytetarëve, ndërsa rrethoja metalike që ndan qytetarët nga pjesëtarët e KFOR-it ka mbetur në rrugë.
Teli mbeti në afrimet anësore të ndërtesës.
0 komentet