Dobrilloviq: Në Kosovë po shtypen kristianët, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë

Konstantin Dobrilović
Burim: Kosovo Online

Askund në Europë kristianët nuk po shtypen sikurse momentalisht në Kosovë, ka thënë kandidati për Parlamentin Europian i Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) Konstantin Dobrilloviq duke dënuar sulmin ndaj priftit dhe pelegrinëve në Prizren dhe djegien e fundit të objekteve të sërbëve të kthyer në Klinë.

“E papranueshme që në shekullin XXI në Europë të sulmohen personalitetet e kishës dhe pelegrinët dhe të varen flamujt e organizatave terroriste në autobusin e pelegrinëve që kishin ardhur të adhuronin objektet e tyre të shenjta, ashtu sikurse është e papranueshme të digjen pronat dhe dëbohen sërbët nga Kosova” tha Dobrilloviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit theksoi se është koha që bashkësia ndërkombëtare të mos mbyllë sytë para të tilla incidenteve.

“Askund në Europë kristianët nuk shtypen sikurse në Kosovë, ndërsa të kthyerit detyrohen të braktisin vatrat e tyre”, theksoi Dobrilloviq.

Ky i fundit tha dhe se incidentet e fundit tregojnë qartë se sa në Kosovë nxitet urrejtja ndaj sërbëve, çka bashkësia ndërkombëtare e toleron.

“Europianët e kanë gojën plot me të drejta njerëzore, pakicat dhe të gjitha të drejtat e tjera, por kur bëhet fjalë për sërbët, kjo padyshim nuk vlen. Tolerimi i dëbimit haptazi të sërbëve të Kosovës, është dëshmia më e mirë për këtë”, tha Dobrilloviq dhe i bëri thirrje BE, Austrisë dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos mbyllin sytë para terrorit të pushtetit në Prishtinë.