Dodik: Kosova është pjesë e Sërbisë, por RS-identitet trashëgimtar në rrënjët historike të K&M
Presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik ka thënë sot se Kosova nuk është pjesë e huaj e Sërbisë, por dhe Republika Sërbe.
"Kosova dhe Metohia është pjesë jo e huaj e Sërbisë, por dhe Republika Sërbe e cila vlerat e veta, identitetin dhe gjithçka që është e rëndësishme për popullin sërb-trashëgiminë në rrënjët historike në Kosovë e Metohi. Ndaj kjo është jona” ka thënë Dodik në fjalimin e vet në seancën e përbashkët të qeverisë së Sërbisë dhe RS në kuadër të Kuvendit Pansërb.
Duhet të thuhet se nuk ka dallime tek ajo çka flasim sot në Kuvend, apo në ndonjë vend tjetër.
Dodik tha se RS ka qenë e kënaqur me autonominë të cilën ja dha marrëveshja e Dejtonit, por ajo-u shemb dhe akrobacitë e ndryshme e vurën atë në pikpyetje.
"Nuk do t’i kthehen Marrëveshjes së Dejtonit, refuzojnë Sërbinë si nënshkruese, pamundësojnë që ajo të jetë garantuese e marrëveshjes. Dhe ligji dhe kushdo logjikë tjetër ligjore flet se ajo është garantuese”, kujtoi Dodik.
Ky i fundit shtoi se në Kuvend definohen marrëveshjet për të gjitha çështjet e hapura, sepse duhet të kuptohen marrëdhëniet e reja, të cilat, thotë ai, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e kupton më mirë se të tjerët.
“Ne në RS besojmë se B&H nuk mund të vazhdojë me shkeljet e Dejtonit dhe ndërhyrjen e huaj të përmasave të pamatshme. Më mirë të jetojmë si fqinjë të mirë, me të drejtat tona, si subjekte politike dhe territoriale, sesa të jemi përherë nën grindje” tha Dodik dhe shtoi se tubimi i sotëm duhet të përshëndetet dhe prej fqinjëve.
Ai tha se populli sërb dëshiron paqe.
“Jam i bindur se nëse vijmë në momentin kur duhet të vendosim rreth kësaj dhe nëse rrethanat na nxisin se na kërcënohet paqja-vetëm ndiqni vendimin e Vuçiqit në atë moment, sepse ai është njeriu që mund të japë përgjigje” shtoi Dodik.
Sërbët, tha ai, i respektojnë të gjithë dhe KOS është institucion që ruajti identitetin sërb në rrethana pothuajse të pamundura.
Tha se duhet të kujtojmë se kush votoi pro Rezolutës së Srebrenicës.
Sërbët e kanë shumë të vështirë të qëndrojnë në B&H me ata që vendosin etiketën e genocidstit dhe më parë, thotë ai, kanë bërë gjithçka për të ushtruar genocid ndaj sërbëve.
"Përherë dëshirojmë që Sërbia të jetë e fortë dhe ajo është ngritur. Sërbia e dekadës së fundit është e panjohshme. Në Sërbi shikoj ndryshim, forcë…Sërbia po kthehet në pozitën për të mbrojtur Marrëveshjen e Dejtonit. Ajo marrëveshje, të cilën duhet të gjithë t’a kuptojmë njësoj. Sërbia falë Vuçiqit, u kthye në shënimin e përbashkët të datave historike. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha Dodik.
Deklarata që do të miratohet është dokument kombëtar thelbësor.
“Ajo u dha përgjigje shumë sfidave, tek ajo çka është veçse momenti, por edhe ajo që duhet të bëjmë në të ardhmen. Deklarata që po miratojmë sot, do të konfirmohet në parlamente dhe do të bëhet pronë e çdo deputeti të popullit tonë”, tha Dodik.
Ky i fundit nënvizoi se RS Ditën e shtëtësisë së Sërbisë më 15 shkurt do t’a festojë si ditën e RS, por që do të mbetet e përkushtuar ndaj faktit edhe festimin e 9 janarit ku do të vazhdojë t’a festojë si Ditën e RS.
Ai tha se kjo është koha kur nuk ka asnjë hezitim.
"Duam të themi fuqishëm se jemi anëtarë të një populli dhe se ky është definim politik ligjor dhe legjitim. Nuk dëshirojmë të rrezikojmë askënd, por shuma e të gjitha përpjekjeve rreth nesh na rrezikoi. Për këtë arsye po dalim me deklaratë të rëndësishme” shtoi Dodik.
Ky i fundit përsëriti se sërbët nuk janë popull genocidist.
“Kjo Rezolutë nuk na shqetëson ne në kuptimin që duhet t’a zbatojmë. Poshtërimi më i madh është pikërisht fakti se janë përdorur mekanizma nga rregullorja e punës së AP të KB të cilat e trajtojnë si çështje të parëndësishme, vetëm që disa do të thoshnin se diçka u miratua. Populli sërb duhet t’a pranojë përgjithmonë Vuçiqin dhe të qëndrojë pas luftës së tij për serbët. Të luftosh në këtë mënyrë si ai, këtë mund t’a bëjnë veçse burrështetas të mëdhenj” ka thënë Dodik.
0 komentet