Drecun: Armatosja e Prishtinës është kërcënimi më i madh i sigurisë për Sërbinë

Milovan Drecun sa delegacijom Bundestaga
Burim: Fejsbuk/Skupština Srbije

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Punët e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun ka biseduar me deputetin e Bundestagut dhe kryesuesin e Këshillit për Mbrojtje Tomas Rovekamp rreth situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor me referencë të veçantë për Kosovën. Drecun ka theksuar se kërcënimi themelor i sigurisë për Sërbinë, është procesi i ndarjes së dhunshme të Kosovës, duke bërë të ditur se kompleksiteti i situatës rritet më tej me "armatosjen e kundërligjshme të Prishtinës" dhe krijimi i aleancave ushtarake rajonale.

Drecun kritikoi mossuksesin në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit në pjesën që lidhet me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe duke theksuar armatosjen e kundërligjshme të Prishtinës dhe krijimin e aleancave ushtarake rajonale.

"Pozita specifike e Sërbisë në proçesin e integrimit europian, është tejet i komplikuar nga kërkesa për harmonizimin e politikës së jashtme me Unionin Europian, si dhe të ashtuquajturin normalizim të raporteve me Prishtinën, me anë të të cilit Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar më shumë se dhjetë vjet më parë, derimë sot nuk është implementuar në pjesën që lidhet me detyrimin e Prishtinës për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Kompleksiteti i situatës rritet më tej nga armatosja e paligjshme e Prishtinës dhe krijimi i aleancave ushtarake rajonale", tha Drecun, sipas njoftimit të Kuvendit të Sërbisë.

Ky i fundit shtoi se kontingjenti gjerman i KFOR është i përfshirë aktivisht në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe se ndihmon aktivisht në krijimin e formacionit ilegal ushtarak "Ushtria e Kosovës".

Duke i’u referuar bashkëpunimit mes Sërbisë dhe NATO, Drecun theksoi se është në nivelin më të ulët qysh nga përfshirja në Programin "Partneritet për Paqe" në vitin 2006, çka është pasojë e instrumentalizimit të ngjarjeve në Zveçan dhe Banjskë në vitin 2023 nga ana e disa shteteve të NATO. Ai theksoi se kjo dëshmohet nga sfidat që lidhen me armatimin e FSK, si dhe mbështetjen në procesin e transformimit në Ushtrinë e Kosovës nga ana e disa shteteve të caktuara anëtare të NATO.

Drecun paralajmëroi se, nëse vakumi juridiko-institucional vazhdon, egziston mundësia që Sërbia të humbasë mundësinë për pjesmarrje në aktivitete të bashkëpunimit praktik me NATO. Duke folur rreth anëtarësimit të plotë të Sërbisë në Unionin Europian, Drecun nënvizoi se ky mbetet qëllimi kryesor strategjik i Sërbisë, si dhe se përmirësimi i sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare është i pandashëm nga procesi i integrimit europian. Në përputhje me këto qëllime, prioriteti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Sërbisë, është angazhimi në kuadër të Politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE.

"Sërbia jep kontribut konkret në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të KB dhe BE", tha Drecun.

Tomas Rovekamp theksoi se marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera.

Vlerësoi se vitet e fundit nuk ka pasur përparim të mjaftueshëm në ruajtjen e paqes në rajon. "Gjermania nuk përfshihet në asnjë luftë hibride, as nuk furnizon armë palëve në konflikt në Ballkanin Perëndimor", tha Rovekamp.

Duke folur rreth pranisë së Gjermanisë në kuadër të mandatit të KFOR, vuri në dukje se vendimi u mor për t’a rritur atë, sepse Gjermania është e interesuar të japë kontribut më të madh si partnere brenda atij mandati. Rovekamp përshëndeti angazhimin e Sërbisë në proçesin e anëtarësimit në Unionin Europian, por tha se është e nevojshme të investohen përpjekje të konsiderueshme për të arritur progres në fushat që u vlerësuan negativisht në Raportin rreth Progresit të Sërbisë për vitin 2025.

"Jemi të zhgënjyer që procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën ka ardhur në vend numëro. Kemi kritikuar shkeljen dhe tejkalimin e marrëveshjes, si nga pala kosovare dhe ajo sërbe", tha Rovekamp, ​​duke shtuar se nuk pajtohet me theniet se Gjermania apo Bashkimi Europian po mbështesin njëanshmërisht njërën palë, pasi nuk është në interesin e tyre që të shkohet drejt eskalimit.

Apeloi për të investuar përpjekje të mëtejshme sesi marrëveshjet egzistuese të zbatohen plotësisht dhe të krijohen parakushte përmes integrimit europian për të parandaluar eskalime të mëtejshme të sigurisë dhe ushtarake në kontinentin europian.

“Dëshirojmë që të përmbushen kushtet për bashkëjetesë të paqtë”, ka thënë Rovekamp.