Drecun: Kurti dëshiron me çdo çmim të mbajë pushtetin në veri të Kosovës
Deputeti i popullit Millovan Drecun ka vlerësuar sot se Albin Kurti përdor verdiktin për kryekomunarët me qëllim që me çdo çmim të mbajë pushtetin në veri të Kosovës e Metohisë dhe vlerëson se ai synon të përdorë gjithçka që ka në dispozicion për këtë qëllim, transmeton RTV.
Drecun duke komentuar kushtet në të cilat mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komuna në veri të Kosovës, tha se zgjidhja më e thjeshtë do të ishte që kryekomunarët të dorëhiqeshin nëse do të egzistonte vullnet politik për këtë në Prishtinë dhe në Perëndim.
Ai vlerësoi se Perëndimi dhe Kurti duke përdorur referendumin duan t'ua bartin përgjegjësinë dhe fajin sërbëve, në mënyrë që ata të thonë se sërbët nuk duan të marrin pjesë në proceset demokratike, edhe pse siç thotë ai, votimi i organizuar në këtë mënyrë, nuk është demokratik.
“Atëherë Perëndimi thjesht mund të thotë ‘në rregull, nëse nuk do të merrni pjesë, atëherë Kurti ka të drejtë të qeverisë deri në vitin 2025 me ata kryetarë komunash dhe pastaj gjithçka është legjitime dhe legale’, tha Drecun.
Ky i fundit tha se Perëndimi do t'i mbështesë të tilla vendime dhe po bën gjithçka, siç tha ai, që t'i mundësojë Kurtit të vendosë kontroll të plotë të Prishtinës në mbarë territorin e K&M përfshirë dhe veriun.
"Munden që këtu dhe aty atij (Kurtit) të kundërshtojnë diçka rreth procedurave rreth zbatimit të vendimeve të tij, por Perëndimi tani do t'ia kalojë përgjegjësinë Sërbisë. Ndonëse për ta është tërësisht e qartë se këto janë kushte krejtësisht të parregullta për mbajtjen e referendumit do të thonë-‘ja pra Sërbia nuk ka dashur të marrë pjesë, ndërsa Kurti ka bërë gjithçka për të de-eskaluar situatën në veri”, spegon Drecun.
Ky i fundit vlerëson se Kurti nuk i kushton rëndësi asaj çka vitin e kaluar pothuajse 14% e sërbëve janë shpërngulur nga veriu i Kosovës dhe shumë shqiptarë, qindra prej tyre janë regjistruar ndërkohë në listat zgjedhore ndonëse nuk jetojnë në veri.
Drecun për Tanjug shton dhe se Prishtina po ndërmerr hapa që kanë për qëllim t'ua rëndojnë sërbëve arritjen e shumicës së nevojshme prej 50% plus një votë në referendum-pamundësuar votimin me postë, instalimin e kamerave në qendrat e votimit.
Ai bën të ditur dhe se në thelb asgjë nuk do të ndryshonte madje edhe nëse do të shkohej deri në shkarkimin e kryekomunarit me referendum, sepse këshilltarët shqiptarë do të mbeteshin në pushtet.
“Mendoj se qëllimi kyç i Kurtit është të mbajë kontrollin e plotë administrativ, pra pushtetin në këto katër komuna në veri të Kosovës, sepse në të kundërtën do të përballej me probleme të mëdha rreth mbetjes së njësive speciale parapolicore në veri, rreth shpronësimeve të trojeve dhe rreth imponimit të shumë vendimeve të tjera që janë të dëmshme për interesat dhe mbijetesën e popullit sërb”, tha Drecun për Tanjug.
Ai shtoi se Kurti dhe rregjistrimin e popullsisë po tenton t’a organizojë me qëllime të fshehta dhe paralajmëron se zbatimi i tij në kushtet aktuale do të ishte në dëm të sërbëve.
Drecun spegon se sërbët që kanë braktisur Kosovën për shkak të terrorit që kanë pësuar, nuk do të përfshihen dhe se është e paqartë se si do të duket procesi i regjistrimit, sepse nuk ka numërues të mjaftueshëm të nacionalitetit sërb.
"Gjithashtu duket se Kurti synon t’a përdorë këtë rregjistrim për të nisur ndonjë padi për dëmshpërblim të luftës, për genocid të pretenduar ndaj shtetit të Sërbisë”, tha Drecun.
Ky i fundit shton se qëllimi final i Kurtit është integrimi i plotë i veriut të Kosovës dhe instalimi i të gjitha institucioneve të shtetit të vetëshpallur, ndërsa të ndalë të gjitha institucionet e shtetit të Sërbisë.
"Së fundmi, njëri nga ata të katërt, i quajtur kryekomunar në veri, deklaroi se sërbët nuk do të mund të fitojnë në referendum. Duket se dinte se çfarë po përgatit Prishtina. Dhe nga kjo deklaratë e tij, duket rëndimi i situatës në të cilën ndodhet populli sërb-në parim, dhe nëse merrni pjesë do të pendoheni edhe nëse nuk merrni pjesë do të pendoheni”, tha Drecun.
0 komentet