Drecun: Militarizimi i Prishtinës është kërcënim direkt për sigurinë e sërbëve në Kosovë
Dërgesat e armatimeve të reja dhe bashkëpunimi ushtarak i Prishtinës me shtete të caktuara, dëshmon militarizimin intensiv të Kosovës e Metohisë dhe mbart rreziqe serioze kërcënuese, tha për RTS Millovan Drecun, kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Çështjet e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë.
Drecun ka theksuar se prej nisjes së fazës përfundimtare të transformimit të FSK në pajisjen dhe stërvitjet intensive të formacionit, sikurse thotë është në kundërshtim me Rezolutën 1244.
“Në katër vitet e fundit tek kjo e ashtuquajtura ushtri e Kosovës, janë investuar 430 milionë euro, më së shumti pajisje dhe armatime. Shikojmë forcimin e buxhetit ushtarak, krijimin e marrëveshjeve dypalëshe e informative, sikurse dhe pjesmarrja e pjestarëve të FSK në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare” ka thënë Drecun.
Ky i fundit shton se bëhet fjalë në instalimin e industrisë së vet ushtarake, përfshirë dhe prodhimin e municioneve, dronëve dhe autoblindave.
“Kur shikoni gjithë këtë, vështroni një militarizim komplet të Kosovës e Metohisë”, thotë Drecun.
Duke folur rreth mesazheve që përcjell Prishtina, Drecun beson se fjala është për përgatitje për veprime sulmuese.
“Këto nuk janë kapacitete mbrojtëse por sulmuese. Prishtina po përgatitet për desantim ushtarak dhe dëshiron ndërveprim me anëtarë të NATO-s, para së gjithash me Kroacinë dhe Shqipërinë” theksoi ai.
Kërcënim direkt për egzistencën e popullit sërb
Sipas fjalëve të tij, mesazhi kryesor i’u përcoll Beogradit.
“Mesazhi është-larg duart nga Kosova e Metohia. Egziston rrezik real që në rrethana të caktuara gjeopolitike të tentojnë hyrjen në veri të Kosovës çka do të thoshte kërcënim direkt për sigurinë dhe egzistencën e popullit sërb” parajamëron Drecun.
Duke folur për reagimin e Sërbisë, u shpreh se roli më i rëndësishëm i kapaciteteve mbrojtëse është parandalues.
“Ushtria më e mirë është ajo që përgatitet përherë për luftë dhe kurrë të mos hyjë në të. Forcimi i kapaciteteve tona mbrojtëse ka efekt parandalues dhe shërben në ruajtjen e paqes” konkludoi Drecun.
komentet