Eshton: Kam qenë optimiste kur nënshkruam marrëveshjen e Brukselit në vitin 2013
Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme Ketrin Eshton ku ishte pjesmarrëse në nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, ka thënë për Kosovo onlajn se atëherë vihej në diskutim sesi do të sigurohej që sërbëve në veri të Kosovës të vendosnin marrëdhënie me Prishtinën në të cilën ishte dhe ideja e marrëveshjes për Bashkësisë e Komunave Sërbe.
Dhe pas 11 vitesh Bashkësi të Komunave Sërbe nuk ka, ndërsa Eshton kujton se BKS ishte ajo çka të dy palët zgjodhën t’a bënin.
"Nuk e kam shkruar unë marrëveshjen e Brukselit. Unë vetëm sa e shtypa, por nuk e shkruajta. Ky është dokument mes Sërbisë dhe Kosovës dhe mënyra në të cilën u zgjodh për të avancuar", ka thënë Eshton në 11 vjetorin e nënshkrimit të atij dokumenti.
Sikurse tha, atëherë u vendos në diskutim-si do t’i sigurohej popullsisë sërbe në veri që të ndiheshin të veçantë në raport me Prishtinën dhe të kenë zërin e tyre kur „Beogradi të tërhiqet nga prezenca e vet në veri“.
"Mënyra për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje me të dy palët, mbërriti me idenë e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Tani duhet t’a rikujtoni çështjen origjinale dhe si atëherë u vendos për t’u avancuar më tej“, ka thënë Eshton.
Kjo e fundit thotë se atëherë kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit, ishte mjaft optimiste pasi kishte besim se ky do të ishte depërtim dhe momenti i duhur, por optimiste është akoma pasi dëshiron të shikoj në Bashkimin Europian si Beogradin ashtu dhe Prishtinën.
"Por këto vitet e fundit, kam parë dhe përkeqësim të situatës dhe të marrëdhënieve. Shumë gjëra të cilat duhet të bëhen që u premtuan se do të bëhen-nuk janë bërë. Shpresoj se në muajt dhe vitet pasuese do të shikojmë dëshirën e sinqertë për të zgjidhur çështjet. BE është e përkushtuar ndaj këtyre vendeve“, ka thënë Eshton.
0 komentet