Fexha Dimoviq, Sindikati i Beogradit: Nuk ka asgjë të diskutueshme në këngë, edhe serbët kanë të drejtë të gëzohen

Feđa Dimović
Burim: Kosovo Online

Fexha Dimoviq, anëtar i grupit "Sindikati i Beogradit", thotë se nuk ka asgjë të diskutueshme në këngën "Gëzohu populli serb", me të cilën ekipi serb i Davis Cup u prezantua në Spanjë dhe se serbët, si të gjithë kombet e tjera, kanë të drejtë për t'u gëzuar. Ai thotë se akuzat janë pjesë e një fushate që çdo ide serbe e paraqesin si diçka të keqe.

"Për mendimin tim, ajo këngë është fenomenale. Unë e dua shumë atë këngë dhe nuk shoh asgjë të diskutueshme në të. Edhe populli serb, si çdo komb tjetër në glob, ka të drejtë të gëzohet dhe të jetë i lumtur dhe të shfaqin flamurin e tyre kudo që jetojnë serbët dhe unë nuk shoh ndonjë hegjemoni të Serbisë së Madhe apo ndonjë komploti tjetër”, thotë Dimoviq për Kosovo online.

Ai shpjegon se disa i ka shqetësuar vargu “se flamuri serb valon nga Prizreni deri në Rumi”.

“Në çdo festë që simbolizon bashkimin serb, si kur festohet suksesi i sportistëve, gjithmonë është ai grusht i vogël por i zhurmshëm i njerëzve që e kritikojnë dhe kjo nuk është asgjë e re”, shpjegon bashkëbiseduesi ynë.

Ai kujton se diçka e ngjashme ka ndodhur kur basketbollistët dhe Novak Gjokoviq janë pritur para Kuvendit të qytetit të Beogradit.

"Ajo këngë u këndua dhe mori pjesë edhe "Sindikati i Beogradit". Dhe filluan fyerjet dhe nënçmimet e asaj ngjarje fenomenale dhe emocionale. Ka keqardhje në një grup njerëzish që kjo nuk është më Jugosllavi, se Beogradi nuk është qendra e RSFJ-së, se kjo është Serbia, çfarë po këndohet për të dhe për kishën tonë, më vjen mirë që më në fund kanë ardhur ajo kohë kur mund të përmendim disa gjëra pa frikë dhe me krenari”, thotë Dimoviq.

Frontmeni i “Sindikatit të Beogradit” shton se nga ana tjetër, secili lufton për interesat e veta dhe përmend shembullin e Shqipërisë.

“Nëse shikon se çfarë bën populli shqiptar, në radhë të parë lobistët shqiptarë, sheh ndikimin e tyre në kulturën popullore ku kanë tre, katër këngëtarë jashtëzakonisht të njohur të popit botëror. Në videoklipin e ri të Drake, një nga më të dëgjuarat. Muzikantëve të planetit u shfaqen stema shqiptare dhe ai personalisht i ka theksuar simbolet shqiptare. Madje ka një rimë ku përmend Prishtinën. Është e qartë se shqiptarët japin një shumë të madhe parash për të popullarizuar idenë e tyre për një "Shqipëri të madhe", konsideron Dimoviq.

Ai thotë se edhe popujt e tjerë nga rajoni kanë interesat e tyre dhe se brenda tyre egziston një fare nevoje për të sulmuar çdo fushatë serbe.

"Të ne nuk është një fushatë sistematike si të disa të tjerë. Këtu është thjesht akt i një individi, si ajo që bën Gjokoviqi apo një sportist tjetër, dhe për shkak të tyre dëgjohet ajo këngë. Ata që shqetësohen prej saj mundohen të paraqesin çdo ide serbe si diçka e keqe, diçka nacionaliste, shoviniste, raciste, gjenocidale... Ata i bëjnë këto fushata për të mbuluar krimet e tjera dhe vuajtjet e popullit serb”, thotë Dimoviq.

Ai sqaron se “Sindikati i Beogradit” është shpesh në shënjestër edhe për shkak të qëndrimeve kombëtare në këngë dhe glorifikimit të kulturës dhe traditave të popullit serb, por se ata nuk i kushtojnë më rëndësi kësaj.