Filla: Kurti nuk do luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, por mes NATO-s dhe Serbisë

Toma Fila
Burim: Tanjug

Avokati Toma Filla ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron luftë mes shqiptarëve dhe serbëve, por mes NATO-s dhe Serbisë, që nëse do të ndodhte, siç thotë ai, do ta kthente Serbinë 50 vjet prapa, raporton RTV.

Ai thotë se marrëveshja e arritur në Ohër është kontestuese për shkak se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, asnjëherë nuk ka thënë se është dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe shton se Serbia ka kërkuar që fillimisht të formohet BKS dhe më pas të diskutohet më tutje.

“Në asnjërën nga marrëveshjet që kemi nënshkruar në kohën e Millosheviqit dhe më tej, ata kurrë nuk kanë luajtur një lojë të ndershme, ata gjithmonë kanë kërkuar të na mashtrojnë. E njëjta gjë vlen edhe për BKS-në, edhe pse në 2013 dhe 2015 është rënë dakord saktësisht se si duhet të duket”, theksoi ai.

Filla thekson se Kurti dëshiron një luftë mes NATO-s dhe Serbisë, prandaj është e nevojshme që presidenti Vuçiq dhe Serbia të armatosen me durim dhe të mos bien në provokime sepse, siç thotë ai, është më mirë të negociohen 100 vjet sesa të bëj luftë për një ditë.

Ai shton se Serbia ka filluar të ngrejë kokën, ka zhvilluar ekonominë, prodhimin, eksportet nga fabrikat janë 70-80 për qind për komunitetin evropian dhe në momentin që do të fillonte lufta kjo do të ndalonte dhe Serbia do të kthente 50 vjet prapa.

Çështja është se sa respektohet e drejta ndërkombëtare sepse siç shpjegon ai, e drejta penale ndërkombëtare i kundërvihet të drejtës së më të fortit dhe në këtë moment po zbatohet e drejta e më të fortit dhe përderisa është kështu, serbët dhe shteti i Serbisë nuk do të ketë paqe askund, jo vetëm në Kosovë.